E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dodiç thirrje për ndarjen e Bosnjës

Bosnjë Hercegovina çdo ditë po tregon paaftësinë kronike për të ekzistuar dhe të mbijetojë si shtet, dhe tani nuk është çështja se nëse do të ekzistojë ky shtet, por se si duhet të ndahet në mënyrë paqësore.

Kështu është shprehur presidenti Milorad Dodiç, duke shtuar se kjo është një çështje thelbësore që duhet të shikohet në mënyrë racionale. "Në të kundërtën me do të vazhdojmë të mundohemi me vite e dekada", shtoi Dodiç.

Sipas tij, Zyra e Përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare duhet të braktisë vendin. "Kjo është torturë dhe është fakt se ne ketu jemi viktima të disa qendrave të fuqishme që duan të tregojnë diçka të pamungshme, se BH mund të mbijetojë dhe ekzistojë, gjë që është e pamundur", deklaroi presidenti, duke shtuar se Marrëveshja e Dejtonit gjithashtu është jofunksionale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›