E Diel, 1 Nëntor 2026

Allegri: Nuk kam probleme me Gallianin

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka sqaruar se ai nuk ka probleme me zëvëndëspresidentin Adriano Galliani.

“Nuk kam probleme me Gallianin. Galliani tha se duhet të luftojmë për titull dhe komentet e mia nuk ishin shumë larg kur e kam përmendur vendin e tretë”.

“Është e pamundur që të garantojmë luftë për titull. Ndoshta do të fitojmë, ndoshta një ekip tjetër do të bëjë të njëjtën gjë. Jam i bindur se ne mund të ngritemi në ndërkohë”.

“Nuk ka pasur kurrë probleme në klub. Në fakt, dua të falënderoj drejtuesit që më kanë siguruar lojtarët të cilët i kam kërkuar gjatë afatit kalimtar”, ka deklaruar Allegri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›