Vlora feston diten e Pavaresise

Festa e pavaresise ka nisur qysh ne oret e para te mengjesit ne qytetin e flamurit. Nje dite kjo shume e rendesishme per te gjithe qytetaret si dhe per 100 kosovare te cilet kane marr pjese ne ceremonit e zhvilluara me rastin e ngritjes se Flamurit.
Vizitoret nga Prizreni jane shprehur teper te kenaqur per kete dite si dhe kane pare nga afer muzeun Kombetar Pavaresia aty ku jane vendosur te gjitha objektet muzeale te qeverise se pare shqiptare.
Gjithashtu u zhvilluan ceremonite zyrtare te cilat nisen me homazhet dhe vendosjen e kurorave ne varrin e Ismail Qemalit kryeministrit te pare te Pavaresise qe ndodhet ne Lulishten e Flamurit prane Sheshit me te njejtin emer.
Te pranishmit mes te cileve deputete drejtues te forcave politike ne nivel lokal dhe perfaqesues te komuniteteve fetare te ardhur nga Kosova qytetare te shumte etj nderuan flamurin kombetar qe valavitej ne shtizen e vendosur ne skajin verior te piedestalit te Monumentit te Pavaresise.
Kryetari i Bashkise se Vlores Shpetim Gjika ne fjalen e tij u ndal ne dimensionet e kesaj dite qe sipas tij do te ndrije si dita me me peshe ne historine e popullit shqiptar. Nuk ka dyshim qe per qytetaret e ndershem vlonjate per patriotet te rinjte dhe te rejat ashtu si per te gjithe shqiptaret kjo dite do te mbetet e skalitur jo thjesht ne kujtesen dhe kulturen historike te tyre por ajo eshte dhe do te jete perjete dite e vecante e pervecme dhe e pervitshme qe do ti sherbeje forcimit te krenarise dhe lavdise kombetare te shqiptareve ketu dhe kudo qe ata jane nenvizoi Gjika.
Ne nje prononcim per mediat deputeti i Vlores dhe kryetar i deges se PD-se Ardian Kollozi vleresoi se 28 nentori dita me e madhe e kombit perben nje aspirate per te gjithe shqiptaret kudo ku ata jane dhe jetojne. Te perkujtosh kete dite do te thote te evokosh vlerat me te mira te krijuara nga brezat nga patriotet e medhenj nga Plaku i Urte i Vlores Ismail Qemali shtoi zoti Kollozi.
Me kete rast ne Sheshin e Flamurit u dha nje koncert me kenge popullore nga te gjitha trevat.
Edhe kete vit ashtu si cdo vit politika si ajo e qendres edhe ne nivel lokal ka festuar e ndare 28 Nentorin dhe festen e Clirimit. Perfaqesuesit e se djathtes bashke me festen e Pavaresise ka festuar dhe festen e Clirimit te Shqiperise.