E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dodik kundër Sarajevës/ Mbyllen ndërtesat e drejtësisë në Banja Lluke

Mbyllet ndërtesa e Agjencisë Shtetërore për Hetime të Bosnje e Hercegovinës në Banja Llukë. Punonjësit janë larguar nga ambientet në orët e mëngjesit të së premtes.

SIPA funksionon si organizatë administrative e Ministrisë së Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës në Banja Llukë, e cila është qendra administrative e Republikës Srpska.

Informacionet për ndërprerjen e punës së Agjencisë Shtetërore për Hetime në Banja Llukë vijnë pas hyrjes në fuqi të ligjeve antikushtetuese të Republikës Sërpska për ndalimin e funksionimit të SIPA-s, Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës në këtë entitet.

Sipas mediave boshnjake, në ndërtesën e SIPA-s nuk shihet asnjë aktivitet, nuk ka punonjës që hyjnë apo dalin dhe portat e ambienteve të agjencisë janë të mbyllura.

Gjithashtu, parkingu është pothuajse bosh, të vetmit persona të pranishëm janë vetëm rojet e objektit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›