E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doganat Ne iniciuam hetimet e Virgin Prifti shtoi te dhenat

Foto ilustruese dogana

Tirane 13 mars 2011 NOA- Sherbimi Doganor Shqiptar ka reaguar lidhur me akuzat dhe arrestimet per eksportet e naftes Virgin.

Autoritetet doganore deklaruan diten e sotme se ky proces ka nisur kohe me pare se ish-ministri Dritan Prifti te jepte keto te dhena ne media.

Ne muajin mars 2010 autoritetet doganore u jane drejtuar strukturave homologe per verifikimin e rasteve te dyshimta. Dhe rezultatet e hetimit u jane vene ne dispozicion ne vazhdimesi organeve kompetente thuhet ne deklaraten e Drejtorise se Pergjithshme te Doganave.
Me kete reagim behet me dije se ne lidhje me eksportet shqiptare me destinacion Libine autoritetet doganore shqiptare ne mungese te nje marreveshje dy paleshe per asistence te ndersjelle administrative ne fushen e veprimtarise doganore e kane te pamundur verifikimin e tyre ne shtetin libian.

Me tej thuhet se autoritetet Doganore Shqiptare vazhdojne investigimin per kete ceshtje dhe informojne ne vazhdimesi per cdo rast organet kopetente duke dhene njekohesisht dhe nje ekspertize profesionale.

Lidhur me operacionin e fundit te Task-Force nga ku rane ne prangat e policise 13 persona Drejtoria e Pergjithshme e Doganave deklaron se rezultatet e arritura ne hetimin e kesaj ceshtje jane mbeshtetur kryesisht ne ekspertizen teknike dhe dokumentacionin e vene ne dispozicion nga Autoritetet Doganore.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeShkon ne 13 numri i te arrestuarve per naften Virgin nje tjeter shpallet ne kerkimTe burgosurat me pranga ulen si spektatore ne TeaterPranga per Vladimir Fishekun biznesmeni ndalohet per abuzime me naften VirginSarande bie ne pranga 1 trafikant 2 agresor shpallen ne kerkimProkuroria e Pergjithshme frenon Priftin hesht pas deshmise Lidhje13 persona dokumentacion Drejtoria e Pergjithshme e Doganave dritan prifti hetime nafta Virgin pranga proces

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›