E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia ve pas hekurave 1 doganier e 2 biznesmene

Foto ilustruese

Tirane 13 mars 2011 NOA- Pak minuta me pare sektori kunder krimit ekonomik ne Drejtorine e Policise se Tiranes ka arrestuar nje doganier dhe dy biznesmene.

Burime zyrtare te policise bejne te ditur per agjencine e lajmeve NOA se pas nje operacioni te nisur pak kohe me pare misioni eshte kurorezuar me sukses pasi ne prangat e policise ka rene doganieri Fitim Mezini i cili akuzohet per shperdorim detyre.

Dy biznesmenet te cilet jane ndaluar bashke me doganierin po tentonin te fusnin drejt Shqiperise konfeksione kontrabande te cilat vinin nga Kina.

Sipas te dhenave paraprake mesohet se dy biznesmenet mbajne emrat Huzri Hoxha dhe Gezim Malushi te cilet akuzohen per kontrabande mallrash.
Pak me vone pritet qe policia e Tiranes te zyrtarizoje nepermjet nje deklarate arrestimin e tyre te saktesoj akuzat qe rendojne mbi ta dhe detajet e operacionit.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmePolicia Doganieri dhe biznesmenet kaluan pa dogane mallrat e importuarSekuestrohet punishtja ku prodhoheshin mina me celularPolicia Tubimi u zhvillua pa incidente te pranishem 7000 qytetare Lidhjedy biznesmene Fitim mezini Gezim Malushi Huzri Hoxha kontrabande mallrash nje doganier Policia e Tiranes

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›