Doganat, gati shkarkimi i Dervishit dhe zevendesimi me Vukajn
Pas dy emerimeve te zyrtarizuara dy dite me pare ne Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve dhe ne Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve, duket se sot e ka radhen Drejtoria e Pergjithshme e Doganave. Pas emerimit ne postet e mesiperme, me urdher te kryeministrit Berisha, te Andi Tomes, ne krye te DPRR-se dhe te Gazmend Dibres ne krye te DPB-se, kreu i qeverise nuk dihet pse po ngurron per kreun e Doganave, Perparim Dervishi, edhe pse per shkarkimin e tij ka mbi dy jave qe po perflitet, madje kane dale edhe emrat e pare qe do ta zevendesojne ne detyre. Burime konfidenciale nga Ministria e Financave kane bere te ditur se sot pritet shkarkimi i Perparim Dervishit nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave dhe zevendesimi i tij i mundshem nga zevendesdrejtori aktual i Doganave, Bujar Vukaj. Ky i fundit eshte nje nga kater emrat me te perfolur per te zene vendin e Dervishit, edhe pse burimet e mesiperme e vene kete emer te parin ne listen e emrave qe do te drejtojne qe ketej e tutje DPD-ne. Ndersa Perparim Dervishi duket se do te jete emri i radhes qe pas shkarkimit te Picarit nga Tatimet, Sara