Doganieret vendosen ne veri

Pikat kufitare në Veri që e lidhin Kosovën me Serbinë, 1 në Jarinjë dhe 31 në Bërnjak, do të jenë si të gjitha pikat tjera doganore të Kosovës.
Kështu ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në një mbledhje të Qeverisë e cila është mbajtur në ora 12, pasi në mëngjesin e së premtes janë vendosur doganierët dhe policët e Kosovës në të dy portat kufitare.
“Ju njoftoj se sot në orët e mëngjesit ka filluar implementimi i planit operacional të Qeverisë së Kosovës për respektimin e marrëveshjes për vulat doganore në 1 dhe 31. Edhe pikat doganore 1 dhe 31 do të funksionojnë si DoganatVeriu, zyrtarët serbë thirrje për qetësi Ultranacionalistët: Të shkojmë në Kosovë Kosovë, nis operacioni në Veri të gjitha pikat tjera kufitare me rregullat e njëjta. Pra procesi i zbatimit të planit ka filluar me sukses në mëngjes. Doganierët dhe Policia e Kosovës bashkë me atë të EULEX dhe KFOR tashmë janë në dy pikat kufitare. Unë edhe njëherë i ftoj gjithë qytetarët për qetësi dhe maturi dhe të kenë besim të plotë në institucionet e Republikës së Kosovës, të kenë besim të plotë në partneritetin e institucioneve të Kosovës me ato ndërkombëtare”, tha Thaci.
Po ashtu, kryeministri ka ftuar Beogradin të heqë dorë nga përpjekjet dëshpëruese, duke kujtuar se Kosova është një dhe e pandashme. Deri më tani rrugët që çojnë në kalimet kufitare në Veri janë të bllokuara me mjete të ndryshme nga strukturat paralele të asaj pjese, ndërsa kryeministri nuk ka treguar se çka do të ndodhë me barrikadat, vetëm se ka thënë që ato janë pengesë për zhvillim dhe të ardhme europiane.
Kreu i Qeverisë së Kosovës i ka ftuar edhe një herë qytetarët që të veprojnë me maturi, ndërsa ka rikujtuar se veprimet e Qeverisë që mbështeten edhe nga ndërkombëtarët, nuk janë kundër ndonjë grupi etnik.
Pika 1 mbulohet nga zhavorri
Situata në veri të Kosovës nuk ka degraduar, por bien në sy shtimi i barrikadave të vendosura nga banorët e komunitetit serb.
Nga informacionet e fundit mësohet se pika kufitare numër 1 është bllokuar nga një barrierë zhavorri dhe për rrjedhojë nga larg as që mund të shihet.
Autoritetet kosovare janë të bindura se grupet serbe që kanë vendosur këto barrikada mbështeten nga drejtuesit e partisë radikale serbe.
Ndërkohë, në urën mbi lumin Ibër grupet e njerëzve që ishin më parë janë shpërndarë dhe lëvizja është normalizuar.
Ndërsa më e kufizuar lëvizja është për shqiptarët, e sugjeruar nga policia për arsye sigurie, duke qenë se zona dominohet nga serbët. Të angazhuara për sigurinë janë edhe trupat e KFOR dhe EULEX.
Operacioni pa incidente
Plani operacional për vënien në funksion të dy pikave kufitare në veri po zbatohet qe prej oreve te para te mengjesit te së premtes.
KFOR-i është vënë në gjendje gatishmërie në Bërnjak dhe Jarinje. Nga ana tjetër, struktura kriminale serbe të nxitur nga Beogradi, kanë ngritur barrikadat me qëllim të pengimit të vendosjes së rendit dhe të ligjit në këtë pjesë të Kosovës. Serbët kanë bllokuar pikën kufitare në Jarinje pak kohë pasi KFOR-i mbylli atë vendkalim me tela me gjemba.
Mësohet se në barrikadat e KFOR-it janë vendosur mbishkrime në gjuhën serbe dhe në atë angleze: “STOP ose do t’ju qëllojmë”.
Gjithashtu, sipas RTK-së, janë vendosur reflektorë të fuqishëm në rrugët që çojnë në pikëkalimin në Jarinje, ndërkaq në prapavijë vërehen forca të shtuara të KFOR-it.
Rexhepi: Operacioni, pa probleme
Ministri i punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se në pikat kufitare të veriut të Kosovës gjenden pjesëtarët e policisë dhe të doganës së Kosovës, bashkë me pjesëtarët e EULEX-it.
Rexhepi ka thënë se operacioni është zbatuar para orës 8 dhe se transferimi është kryer me helikopterë nga baza e KFOR-it në Leposavic.
"EULEX-i do të zbatojë pjesën operative të punës, ndërsa zyrtarët kosovarë do të kenë rol teknik", tha Rexhepi.
Aksioni nisi pas mesnatës
Burime jozyrtare pohuan për Top Channel se rreth 20 minuta pas mesnatës nisi operacioni për marrjen nën kontroll të dy pikave kufitare, Jarinë dhe Bërnjak në veri të Kosovës.
Të njëjtat burime pohuan për korespondenten e Top Channel, Valdete Osmani se është zgjedhur kjo orë e pazakontë për të ndërhyrë në mënyrë që të shmangeshin grumbullimet e paralajmëruara nga serbët.
Mësohet se pika doganore numër 1 në Jarinë tashmë ndodhet nën kontrollin e trupave gjermane të KFOR-it të cilat kanë bllokuar totalisht qarkullimin nëpërmjet kësaj pike. Ndërkohë, në pikën 31, në Bërnjak, raportohen rreth 300 serbë të cilët e pengojnë ndërhyrjen e KFOR-it.
Në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës janë dëgjuar të shtëna armësh. Situata mbetet e nderë, por fatmirësisht deri më tani e pashoqëruar me incidente të rënda.
LDK mbështet operacionin
Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet veprimet e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të pranisë ndërkombëtare për vënien nën kontroll të pikave kufitare në Veri të vendit.
Në një njoftim zyrtar, bën të ditur Telegraf, LDK kërkon nga institucionet që veprimet të jenë të koordinuara mirë dhe të shoqëruara me vendosmëri.
“Lidhja Demokratike e Kosovës i konsideron veprimet e sotme si veprime fillestare për të vënë rend dhe rregull në Veri. Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se veprimet duhet të shtrihen në tërë pjesën veriore të vendit, me qëllim të vënies së sundimit të ligjit, të garantimit të lëvizjes së lirë dhe të kthimit të jetës normale për të gjithë qytetarët”, thonë përfaqësuesit e LDK-së.
Gjermania: Palët t'i shmangen konflikteve
Zëvendësministri i Jashtëm gjerman, Werner Hoyer, ka ftuar të gjitha palët në Kosovë që t’i kontribuojnë uljes të tensioneve dhe t’i shmangen rrethanave që mund të nxisin konflikt.
Hoyer ka thënë se fakti se “misioni evropian i drejtësisë, EULEX, ka marrë kontrollin e doganave, është hap i rëndësishëm për qarkullimin e lirë të mallrave dhe normalizimin e raporteve të Kosovës dhe Serbisë”.
Ai i fton palët të jenë të qeta, që të shmangen nga gjithçka që sjell konflikte.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë-Serbi, hiqen masat e reciprocitetit
Autoritetet kosovare kanë shfuqizuar masën e reciprocitetit me Serbinë, duke dhënë kështu dritën jeshile për hyrjen e mallrave serbe në Kosovë. OKB diskuton për Kosovën
Këshilli i Sigurimit ka diskutuar me dyer të mbyllura për Kosovën, për disa orë. Por, ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin është treguar i padurueshëm, kur shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ishte në mesin e fjale para mediave, pas seancën, kur kishte kaluar ora 3.00 e mëngjesit. Fletë arresti për 6 serbë
Prokuroria e qarkut e Mitrovicës bashkë me atë të EULEX-it ka lëshuar fletë arrest për gjashtë serbë, shtetas të Kosovës, si të dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi. Kukan: Serbët të shmangin dhunën
Kreu i Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan, u bën thirrje politikanëve në Serbi dhe Kosovë që të tregohen të përgjegjshëm, si dhe kërkoi nga serbët e Kosovës që të përmbajnë emocionet e tyre dhe të shmangin veprimet e dhunshme. Instalimi i pakuptueshmërisë
Alma Lama - Shoqëria në Kosovë po rrezikon të futet në një nivel të rrezikshëm të pakuptueshmërisë. Debati që po zhvillohet këto ditë, për prodhimin e të cilit është punuar prej disa vitesh mbi “liritë” fetare tenton të prodhojë një atmosferë të pakuptueshmërisë ndërmjet grupeve të caktuara shoqërore apo të interesave, komuniteteve fetare dhe jofetare, grupmoshave të ndryshme e po kështu të raporteve mes individit dhe shtetit.
Lajmet kryesore
Rrëzohet ndryshimi i kombësisë
Aleanca Kuqezi: Fituam një tjetër sfidë
Caktohen ekspertët e videos Meta-Prifti
OKB diskuton për Kosovën
Regjistrimi, BE: Me rëndësi për politikat ekonomike