E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dogjani, Rames: Po percan PS

Ndryshimet ne kreun e Partise Socialiste te Kukesit, kane sjelle debate te ashpra mes kryesocialistit, Edi Rama dhe deputetit te ketij qarku, Asllan Dogjani. Ne mbledhjen e djeshme te Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, deputeti Dogjani ka kerkuar llogari nga kreu i PS-se ne lidhje me shkrimin e kreut te deges se PS-se, Ylber Duraku dhe emerimin ne kete post, pa u zgjedhur nga strukturat, te Skender Ahmetit. Burime nga mbledhja e grupit te PS-se, bejne te ditur se Dogjani e ka cilesuar vendimin e kreut te PS-se, si arbitrar. Ai ka deklaruar se emerimi i kreut te ri eshte bere pa asnje konsultim me strukturat dhe mbeshtetesit e Partise Socialiste ne kete qark. Dogjani ka shtuar se me menyren sesi Rama ka zgjedhur te beje emerimet, “po percan Partine Socialiste”. Nga ana tjeter, kreu i PS-se eshte pergjigjur se nuk ka pasur asnje shkelje ne emerimin e Ahmetit ne krye te PS-se se Kukesit. Sipas tij, deputeti Dogjani eshte vene ne dijeni per ndryshimet, qe do te beheshin kete qark per drejtimin e PS-se. Shpjegimi i kreut te PS-se, nuk ka qene bindes per deputetin Dogjani. Ai ka reaguar duke u shprehur se vec emerimit ne menyre te paprecedente te kreut te PS-se se Kukesit, eshte bere presion dhe mbi anetaresine e partise. Dogjani ka sjelle ne vemendje se 250 anetare te PS-se kane firmosur nje peticion kunder emerimit dhe ne vend te pergjigjes, kane marre kercenime nga ana e drejtuesve te Partise Socialiste, per t’u terhequr. Debatet me tone te ashpra mes kryesocialistit Rama dhe deputetit Dogjani, kane bere qe mbledhja e grupit te PS-se te mbaroje para kohe. Deputeti i PS-se eshte shprehur se “Rama nuk eshte i pazevendesueshem dhe nuk mund t’u beje presione ndaj anetareve te partise”. Rama eshte larguar nga mbledhja, duke u shprehur se nuk ka pasur asnje vendim arbitrar ne lidhje me ceshtjen e emerimit te kreut te PS-se se Kukesit. Tre dite me pare, ne qytetin e Kukesit deputeti Asllan Dogjani, organizoi nje takim me rreth 300 anetare te PS-se, ne te cilin kerkohej anulimi i vendimit te kreut te PS-se, Edi Rama. Dogjani ka deklaruar se nuk mund te kete vendime qe nuk respektojne demokracine e brendshme dhe cenojne funksionimin e degeve te partise, pak kohe para zgjedhjeve. Tensionet e diteve te fundit ne Partine Socialiste, lidhen dhe me listen e kandidateve per deputete. Nje pjese e deputeteve te PS-se, kane kerkuar konfirmimin e qarqeve ku do te kandidojne ne zgjedhjet e 23 qershorit. Lidhur me listen e kandidateve per deputetet, kreu i Partise Socialiste, Edi Rama eshte shprehur se ajo do te behet publike ne kohen e duhur. Nderkohe qe nje pjese e deputeteve jane derguar ne qarqet ku do te kandidojne ne baze te ndarjes qe eshte bere per grupet e punes, dy vite me pare nga Kryesia e PS-se.

Erion Brace: “Mos me pyesni per listat e deputeteve, i miraton Kryesia”

Shqetesimi i deputeteve te Partise Socialiste per listat e kandidimit, eshte shprehur edhe ne rrjetin social nga deputeti Erjon Brace. Deputeti i Qarkut te Beratit, i cili u delegua nga Kryesia per te punuar ne Korce, shprehet se nuk ka cfare te komentoje per lisat. Sipas tij, statuti i PS-se percakton se kete te drejte, e ka Kryesia. “Ka disa rregulla! Ju lutem, mos me pyesni me per lista deputetesh dhe emra te posacem. Nuk jam cfare t’ju them individualisht. Ky eshte Statuti: Neni 29, i vetmi ku flitet per kandidaturat per deputete, pika 14. Besoj mjafton per secili”, shprehet deputeti Brace. Konkretisht neni 14 percakton Kryesine si forumin qe: “miraton kandidaturat per deputete dhe drejtuesit kryesore te organeve vendore”. Nderkohe qe kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, deri me sot ka prezantuar vetem dy kandidate: Alfred Pezen ne Peqin dhe Parid Caren ne Kavaje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›