Berisha ne Facebook shkon ne 400 mije numri i fansave
Shkon ne 400 mije numri i fansave qe komunikojnë nëpërmjet rrjetit social “Facebook” me Kryeministrin Sali Berisha.
Shifër kjo rekord, e shënuar ne me pak se dy muaj, prej momentit qe Kryeministri vendosi te behet pjese e këtij rrjeti.
Është një fakt i njohur tashme qe kryeministri i Shqipërisë shume prej sugjerimeve dhe shqetësimeve qytetare te shprehuara ne Facebook u ka dhënë zgjidhje, duke i bere pjese te vendimmarrjes se qeverise.
Gjithashtu ai është kujdesur te promovoje ne këtë rrjet reforma te qeverise, siç është ajo qe stimulon punësimin e te rinjve, nëpërmjet heqjes se çdo takse për çdo te ri te punësuar rishtaz.
Kjo shifër fansash, me shume se 400 mije ne pak kohe, tregon se qytetaret e kane pëlqyer mënyrën sesi komunikon dhe reagon ndaj shqetësimeve kryeministri Berisha.