Dogjani betejë për thithjen e elektoratit të majtë: Rama, njeri me dy fytyra
Jo vetëm një betejë për tu rikonfirmuar si deputet, tashmë nën siglën e PD, por një betejë për të tërhequr të gjithë mbështetësit e tij në të gjithë vendin për një votë pro Partisë Demokratike dhe liderit të saj Sali Berisha. Kjo do të jetë fushata e Asllan Dogjanit, deputetit tashmë të larguar nga radhët e PS, e që u listua në listat e kampit blu vetëm një ditë më parë nga lideri Berisha. Në RTV Ora News, Dogjani nuk ka kursyer edhe njëherë mllefin ndaj ish shefit të tij, duke e cilësuar një njeri me maskë, përkundër liderit të PD, për të cilin shprehu konsideratën si një lider të fjalës së mbajtur.
Do vazhdoj për të rregulluar punë, do tu bëj thirrje qytetarëve shqiptarë në të gjitha zonat ku kam punuar dhe kam shumë miq që të votojnë për PD dhe Sali Berishën sepse sot për sot është e vetmja mundësi, është lider që cfarë thotë ai e bën. Dhe jo për Edi Ramën që është njeri me dy fytyra flet ndryshe dhe vepron ndryshe, ka një ndryshim të madh mes tyre. Po të shikosh dështimet e Ramës janë të njëpasnjëshme, nuk mendoj se do ta ketë shansin të drejtojë qytetarët shqiptarë tha ai.