E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dogjani tregon si mund të parandalohej masakra në Shkodër! Gazetari Barkaj: Gjithmonë ka pasur policë që bashkëpunojnë me krimin

Asllan Dogjani, ish-drejtues policie në Shkodër deklaroi sot në Quo Vadis, në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, se atentati i djeshëm në Shkodër që la pas tre vitkima, mund të ishte parandaluar.

Dogjani: Mund ta kishin parandalaur atentatin, sepse mund ta kishin mbrojtur Bushatin. Dje mund të kenë qenë të njëjtët autorë që tentuan ta vrisnin disa javë më parë. Nëse ekziston shteti qyetari nuk ka pse të bëjë vetëgjyqsi.

Ndërkohë gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, pjesë e panelit pyeti Dogjanin se si mund të ishte parandalaur ky atentat.

Barkaj: Çfarë do kishit bërë për të parandaluar ngjarjen? Mund të parandalohej?

Dogjani: Patjetër! Ka pasur vrasje edhe nnë kohën kur isha unë drejtor, por me bashkëpunimin e policisë jo, nuk ka pasur. Ne për të ngrënë drekë me një qytetar normal nuk shkonim. Kur ndodhnin ngjarje të tilla ne rrinim natë e ditë për ta zbardhur. Kur e zbardhnim unë i shpërbleja, i motivoja, i ngrija në detyrë. Punonjësit e policisë nuk kishin shans të bashkëpunoin me krimin.

Barkaj: Kanë bashkëpunuar, bashkëpunojnë dhe do të bashkëpunojnë.

Dogjani: Unë kam qenë drejtor poilcie edhe në kohën e PS. Por në këtë farë derexheje që ka përfunduar policia…që Oltion Bistri, tjetri në Durrës që vinte gjoba, policë që janë rekrutuar nga krimi, nuk ka pasur. Nuk po them që nuk ka pasur raste që kanë rënë pre dhe kanë bashkëpunuar, por në këtë mënyrë që të mbillet gjithë Shqipëria me drogë, që nëpër gjithë lokalet e natës të përdoret drogë nuk ka pasur. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›