E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dogji dy automjete/ Pranga 19-vjeçarit në Shkodër, çfarë iu gjet në banesë

Një 19-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Traces” në Shkodër.

Klavdo Macaj dogji qëllimisht dy automjete në lagjen “Iliria”.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.

N banesën e 19-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri mitraloz i lehtë, municion luftarak, një sasi lënde narkotike kanabis dhe veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›