E Diel, 1 Nëntor 2026

Dogji në makinë shqiptarin nëAngli, 32 vjet burg Arben Lleshit

ANGLI - 32 vjet burg është dënimi që Gjykata e Anglisë ka dhënë për shqiptarin Arben Lleshi nën akuzën e vrasjes së bashkëkombësit të tij Agim Hoxha në Sauthempton.

Ngjarja është shënuar më 10 prillin e vitit të kaluar kur Arben Lleshi 27 vjeç, i njohur si shpërndarës droge në Angli, dogji të gjallë brenda në makinën e tij Agim Hoxhën 29 vjeç në Sauthempton të Anglisë.

Ndërkohë, Afrim Lleshi 39 vjeç i cili është gjykuar si bashkëpunëtor në këtë krim makabër, është shpallur nga Gjykata i pafajshëm në lidhje me këto akuza.

Nga ana tjetër familjarët e shqiptarit të mbetur të vrarë, kanë deklaruar se më në fund u vendos drejtësia për të afërmin e tyre, Agim Hoxha.

(Foto, Arben Lleshi (majtas) dhe Afrim Lleshi i cili u shpall i pafajshëm)

(Foto, Agim Hoxha)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›