Dokle: Nuk tërhiqemi pa fitoren e kërkesave tona

Deputeti i PS-së Namik Dokle ka deklaruar se arma e fuqishme e opozitës është qëndresa dhe rezistenca. Duke folur në protestën e radhës të opozitës Dokle theksoi edhe njëherë se opozita nuk do të tërhiqet për asnjë moment nga kauza e saj.
"Pa fitoren e asaj që kërkojmë nuk tërhiqemi, jemi të gjithë në radhë, deputetë, mbështetës të opozitës dhe qytetarë të thjeshtë" theksoi Dokle duke shtuar se protestat e opozitës për transparencën e zgjedhjeve është për të gjithë popullin që vuan nga keqqeverisja.
"Kur ne kërkojmë hapjen e kutive, kërkojmë t'i jepet fund varfërisë dhe korrupsionit që Shqipëria të ketë standartet e lirisë" theksoi më tej Dokle.