E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë/Shembje në minierë, plagoset minatori

Një tjetër aksident ka ndodhur në minierën e Bulqizës ku si pasojë e shembje së një masivi kromi është plagosur një minator.
Sazan Muça, përgjegjës sektori në këtë minierë është plagosur ditën e sotme ku teksa punonte në brendësi të minierës një masiv kromi është shembur duke e zënë brenda.
Menjëherë ai është është ndihmuar nga banore të tjerë që po punonin duke e dërguar për në spitalin e Bulqizës dhe më pas është dërguar me urgjencë për në spitalin ushtarak të Tiranës, ku po merr edhe një ndihmë më të specializuar.
Në vendgjarje ka mbërritur dhe policia e rrethit të Bulqizes dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›