E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokle: Protesta deri në zgjidhjen e krizës

Opozita po vijon protestën e radhës në bulevardin "Dëshmorët e kombit" në mbështetje të deputetëve socialistë dhe 180 mbështetësve të tyre të cilët që nga mbrëmja e 30 prillit kanë hyrë në grevë urie. Në fjalën e tij deputeti i PS-së Namik Dokle theksoi se protesta e opozitës është pa afat dhe do të vazhdojë deri në zgjidhjen e krizës. Ndërkohë deputeti i PS-së Fidel Ylli duke i bërë apel punonjësve të administratës të rimarin në dorë fatet e tyre.
Gjatë ditës ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Xhon Uithers, ka deklaruar se partitë politike po bëjnë luftë për pushtet duke qenë pak të besueshme në sytë e publikut. Ai ka shprehur keqardhjen për përkeqësimin e klimës politike në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›