E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokle futi ne kurth Avni Gashin

08/10/2010Xhevaire Gashi Dokle ishte shok me djalin se kam takuar qe ne dasmen e Avniut

Sme kujtohet kush e mori ne telefon Azem Gashi replikon me prokurorin e ceshtjes

TIRANE-Xhevaire dhe Azem Gashi nena dhe vellai i Avni Gashit personit qe prokuroria dyshon se eshte ekzekutuar me plumb pas koke nga grupi i Indrit Dokles kane treguar dje para gjykates se diten e ngjarjes Avniun e kishte mare nje shok nga Tirana ku i kishte kerkuar te shkonin per te pare ndeshjen e futbollit qe luhej mes Shqiperise dhe Turqise. Gjate deshmise se dhene e moshuara Xhevaire Gashi nuk i eshte permbajtur deklarimeve te dhena ne fazen e hetimit ku eshte shprehur se Indrit Dokle e kishte telefonuar Gashin duke i kerkuar qe te shkonte ne Tirane. Xhevairja ka treguar para trupit gjykues se nuk i kujtohej emri i shokut te djalit te saj duke vazhduar te tregoje rrethanat e bisedes se fundit qe ka bere me dalin ne 13 tetor 2005. E pyetur nga prokurori Anton Martini nese e njihte te pandehurin Indrit Dokle e moshuara eshte shprehur se ai ka qene shok me Avniun dhe se ne dasmen e tij Dokle ka qene i pranishem. Doklen e kam takuar kur eshte martuar djali dhe se prej asaj dite nuk e kam pare me-u shpreh deshmitarja. Nderkohe qe qendrim te kundert me thenin ka mbajtur edhe vellai i Avniut Azemi i cili gjate deshmise se tij ka shkembyer replika me prokurorin lidhur me tonalitetin e zerit. Azemi ka sqaruar para trupit gjykues se nuk kishte dijeni se kush e kishte telefonuar vellain e tij duke i kerkuar qe te shkonte ne Tirane. Deshmia e tij eshte kundershtuar nga prokuroria e cila ka lexuar theniet e procesverbalit te pyetjes se Azem Gashit i cili ka pohuar se nena e tij i kishte treguar se Aniu kishte shkuar ne Tirane pasi e kerkonte Indrit Dokle. Prokurori Martini e ka pyetur deshmitarin edhe per vrasjen e Klodian Saliut ku ai se bashku me vellain Avniun kane qene deshmitare pasi kane ndihmuar policine per zhvendosjen e nje makine nga rruga dhe se ne vendngjarje ai ka pare nje trup te shtrire ne autostrade. Mirepo pavaresisht pyetjeve te prokurorise deshmitari eshte shprehur ne gjykate se nuk mbante mend asgje lidhur me kete ngjarje.

Deshmia e Xhevaires

Nena e te ndjerit Avni Gashi qe u ekzekutua me nje plumb pas koke ne garazhin e mare me qera tek zona e 21 dhjetorit nga Indrit Dokle dhe Adriatik Coli ka treguar gjate fazes hetimore se rreth ores 1430 djali i saj Avniu kishte shkuar ne shtepi duke i thene se do shkonte ne Tirane per te pare ndeshjen e futbollit qe luhej mes Shqiperise dhe Turqise. Nje ftese te tille ia kishte bere shoku i tij Indrit Dokle i cili e kishte mare ne telefon duke i kerkuar qe Gashi te udhetonte drejt kryeqytetit. Per te shkuar ne Tirane djali ka mare 10 mije leke te vjetra nga nje shok i tij dhe se une si kam dhene asnje lek-eshte shprehur Xhevaire Gashi. Me tej kjo e fundit ka shtuar se kur po shkonte mesi i nates se bashku me nusen e Avniut Keden e cila ishte shtatzene kane filluar te behenmerak duke e telefonuar here pas here Avniun por ai nuk pergjigjej. Kemi menduar se i kishte perfunduar bateria dhe per pasoje do i qe fikur telefoni por asnjehere se ai te ishte vrare-eshte shprehur deshmitaria. Kjo e fundit ka deklaruar para hetuesve se lajmin e vrasjes se djalit te saj e ka mesuar ne televizor ku ka pare se nje person i paidentifikuar eshte gjendur i vrare. Pas degjimit te ketij lajmi deshmitarja ka pohuar se e kishte ndjere qe ishte djali i saj pasi ne banese ka shkuar edhe nje furgon policie. Policet kane hyre ne banese dhe sme treguar per vrasjen por me thane se do kontrollojme shtepine per arme. Une i kam thene se nuk kam arme dhe mos ushtroni kontroll. Pasi kane qendruar pak minuta njeri prej tyre na tha beni shtepine gati se djali juaj eshte gjetur i vrare ne nje kanal afer fshatit Romanat.

Deshmia e Azem Gashit

Vellai i Avni Gashit Azemi gjate fazes hetimore eshte shprehur se ishte ne aeroportin e RINAS-it kur nje komshi e ka telefonuar duke e njoftuar per vdekjen e te vellait. Azemi ka anolluar udhetimin per ne Itali duke shkuar ne banesen e tij. Aty kam takuar mamane e cila me ka thene se sdinte asgje se ckishte ndodhur duke me thene vetem se Indrit Dokle e kishte telefonuar per te shkuar ne Tirane- eshte shprehur deshmitari. Ne deklarimet paraprake Azem Gashi ka treguar rrethana edhe per ngjarjen ku eshte ekzekutuar shtetasi Klodian Saliu. Deshmitari tregon se nje dite se bashku me Avniun shokun e tij dhe dy vajza kishin udhetuar ne drejtim te Tiranes pasi do degjonin muzike live ne klubin e nates Rozafa. Pasi kane qendruar aty per disa ore ata kane vendosur te largohen ne drejtim te Durresit. Kur jane afruar prane fshatit Maminas kane vene re nje makine te dale nga rruga si dhe disa makina te tjera ne radhe. Aty i eshte afruar nje polic duke i kerkuar ndihme per te zhvendosur nje makine. Deshmitari Azem Gashi sqaron se kur ka dale nga makina ka vene re nje trup te shtrire ne autostrade ndersa lidhur me makinen i ka pohuar vellai i tij Avni Gashi se ajo i qe dukur si mjeti i Klodian Saliut. Gashi sqaron se te nesermen ne televizor jemi njoftuar per vrasjen e Saliut.

E dashura e Dritan Dishes

Mu shkeput lidhja e telefonit mbase ne ate moment u qellua

Ne seancen gjyqesore qe zhvillohet kunder 16 te pandehurve te bandes se Durresit ka deshmuar edhe e dashura e shtetasit Dritan Disha i cili u ekzekutua me arme zjari ne fshatin Shen Avlash. Eljona Papadhima ka treguar rrethanat e njohjes mes saj dhe Tan Dishes si dhe momentet qe ajo ka perjetuar nga vrasja e te dashurit. Papadhima tregoi para gjykates se nga lidhja e dashurise ajo ka nje femije me Dishen. Deshmitaria shtoi se ata ishin njohur ne Durres. Me tej ajo shtoi se per te dashurin e saj nuk e di nese ka qene pjese e ndonje grupi kriminal por theksoi se ai ishte pronar i nje lokali dhe butiku ne qytetin e Durresit. Lidhjen tone te dashurise e dinin te dyja familjet dhe se une dhe Tani shkonin ne banesat e njeri-tjetrit. Diten kur eshte vrare Tani kam biseduar me te ne mengjes ku me tha se ne darke do takoheshim. Ka ardhur mbremja dhe kam telefonuar Tanin ku gjate bisedes eshte shkeputur linja e telefonit dhe sdi asnje gje se cfare ka ndodhur mbase aty eshte qelluar-u shpreh deshmitaria Eljona Papadhima. Me tej kjo e fundit ka treguar se ishte njoftuar mengjesin e dites tjeter se i kishin vrare te dashurin. Eljona Papadhima pohoi se ate dite i kishte rene te fikte pasi dhe familjaret e Dritanit skane pranuar qe ajo te shkoje ne banese.

Adriatik Coli Sardjan Sulejmani e qelloi me nje plumb ne koke

I penduari ben deklarate para gjykates se i qendron thenieve per vrasjen e Gashit

Lidhur me vrasjen e shtetasit Avni Gashi gjate seances se djeshme ka bere nje deklarate dhe i penduari i bandes se Durresit Adriatik Coli. Ky i fundit ka pohuar para gjykates se i permbahet te gjitha thenieve te pohuara prej tij lidhur me vrasjen e Gashit. Ne deshmine e tij dhene para prokuroreve te Krimeve te Renda i penduari Coli ka shpjeguar se Indrit Dokle si shok i Avni Gashit dyshonte se ky i fundit informonte Lulzim Berishen per planet e Dokles. Nisur nga keto dyshime i penduari shton se Dokle ka telefonuar Gashin duke i kerkuar qe te vinte ne Tirane. Sapo ka ardhur ne banesen e mare me qera tek 21 dhjetori Gashi eshte futur ne garazh ne te cilin gjendeshim une Indrit Dokle Kujtim Buna dhe Sardian Sulejmani. Indriti e pyet edhe njehere Avni Gashin per vrasjen e Klodian Salihut dhe Avni Gashi po tregonte ngjarjen ashtu sic e kishte treguar me pare. Ne nje moment Sardian Sulejmani doli nga prapa tij dhe e qelloi me pistolete ne koke. Me pas ne e morem trupin e tij dhe e vendosem ne bagazhin e makines tip Jaguar se Indrit Dokles dhe njekohesisht pastruam vendin nga gjaku dhe trute qe dolen nga koka. Trupin e hodhem afer nje lavazhi anes rruges Tirane-Durres nga rruga e vjeter -thote Coli ne deshmine e tij per vrasjen e ndodhur me 13 tetor te vitit 2005. Nga prokuroria kjo vrasje cilesohet si me gjakftohta e kryer nga anetaret e bandes se Durresit te cilet akuzohet per nje seri vrasjesh te tjera te kryera ne qytetin bregdetar

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›