E Diel, 1 Nëntor 2026

Vellezerit diten pune naten shisnin kokaine

08/10/2010Operacioni Antidroge

Operacioni antidroge per arrestimin e dy vellezerve shqiptare u mbyll dje suksesshem nga policia italiane duke perdorur taktikat e vjetra te investigimit. Asnje mikrocip asnje investigues por shkembim informacioni dhe ceshte me themelorja bashkepunim me banuesit qe ndodheshin shume prane ketij aktiviteti. Jane dy te rinj shqiptare protagonistet te kesaj historie Zef Botinaj 27 vjec punonte rregullisht gjate dites ndersa tjetri eshte Pavlin Botinaj 24 vjec emigrant. Edhe pse dukeshin njerez te qete aktiviteti i tyre fillonte ne mbremje kur shperndanin kokainen. Gjate hetimeve policia kishte hasur levizje te dyshimta ne sheshin Perotti ku te rinjte e vendit furnizoheshin me droge. Te paret qe kishin njoftuar per ate qe ndodhte ishin vete qytetaret. Sipas komandantit te sektorit te antidroges thuhet se nuk ishte e lehte te bllokoje dy shqiptaret. Ata u kapen afer apartamentit te tyre ne Perotti ku Pavlin Botinja u gjet me 120 grame kokaine ndersa Zef Botinja pranoi vete se merrej me kete pune. Arrestimi u krye ne qender te qytetit ku edhe shperndau panik tek njerezit perreth. Dy shqiptaret u arrestuan me akuzen e trafikut te lendeve narkotike. Investigimet vazhdojne sepse Zef Botinaj mund te kete pasur lidhje me rrjete te tjera droge.

O. Maxhiri

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›