E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Doktoraturë në universitetin e Shkodrës, cikli i tretë i studimeve të larta për “Ekonomi dhe turizëm i qëndrueshëm”

Çelen për herë të parë në Universitetin e Shkodrës cikli i tretë i studimeve të larta. Në Fakultetin Ekonomik të këtij universiteti, kandidatët për doktorë do mund të studiojnë në një degë me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit “Ekonomi dhe turizëm i qëndrueshëm”.

Arjeta Troshani është një prej pedagogeve që ka investuar në gjithë këto vite, që Fakulteti Ekonomik në Shkodër, të meritojë edhe nivelin e tretë të studimeve të larta. Por suksesin ua dedikon të gjithë kolegëve.

Programi, prej dy vitesh është mbështetur financiarisht dhe nga projektet e Erasmus+, me fokus trajnimin e pedagogëve që do jenë udhëheqës të kandidatëve për doktorë.

Dekania e fakultetit profesoreshe Blerta Dragusha tregon për impaktin që do të ketë hapja e doktoraturës jo vetëm për universitetin por për të gjithë rajonin.

Studimet e doktoraturës në Fakultetin Ekonomik në Shkodër pritet të nisin në vitin e ardhshëm akademik.

Në këtë fakultet ofrohen edhe 3 programe Bachelor dhe 4 master shkencorë.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›