Drejt përfundimit kompleksi i ri i rindërtimit në Rrëshen, kryeministri Rama publikon pamje

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetin social Facebook pamje nga kompleksi i ri i rindërtimit në Rrëshen, i ndërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Kompleksi është drejt përfundimit dhe do të strehojë 72 familje.
“Mirëmëngjes dhe me kompleksin e ri të Rindërtimit në Rrëshen, tanimë drejt përfundimit për të pritur 72 familje që humbën shtëpitë nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan krahas pamjeve Rama.