Dokufest, vlerësohen filmat shqiptarë
Festivali Ndërkombëtar i Dokumentarit të Shkurtër që po zhvillohet në Prizren ka sjellë një atmosferë shumë vibrante, sipas anëtares së jurisë së Filmit më të Mirë në Ballkan, Sara Garcia. Në një deklaratë për mediat ajo ka theksuar se gjatë këtyre ditëve të festivalit një mbresë të veçantë i kanë lënë filmat shqiptarë, që po prezantohen në këtë Festival. “Janë mbresëlënës dhe vlerëson aftësinë e filmbërësve tanë për të komunikuar qartë një situatë. Atmosfera në këtë festival është “shumë vibrante”- tha zonja Garcia. Disa nga filmat shqiptarë që prezantohen në këtë Festival janë: “Revansh” nga Gentian Koçi, që është një panoramë e Shqipërisë pas vitit 1990. Një Shqipëri që po shkon drejt modernizmi industrial, pa patur kurrfarë kujdesi për natyrën. Tok, lumenjtë pyjet po vuajnë nga shfrytëzim shkatërrimi. Deri më tani asnjë zhvillim të rëndësishëm apo lëvizje në mbrojtje të natyrës nuk ka patur. Filmi përcjell mesazhin e krijimit të një marrëdhënieje të qëndrueshme me natyrën. Kritika e mprehtë jepet me kontraste ngjyrash, foto që reflektojnë bukurinë dhe peizazhin e maleve shqiptare, në përballje me realitetin e shtyllave në mes të rrugës, mbeturinave dhe shpyllëzimin e pakontrolluar. E pikërisht një film për mjedisin është i vetmi film nga Shqipëria që përfaqësohet në edicionin e 10-të të këtij Festivali, ndërkohë që filmat e tjerë shqiptarë janë realizuar nga autorë kosovarë. Një i ftuar special në natën e mbrëmshme të DokuFest-it ka qenë dhe
muzikanti Humberstone, i cili për herë të tretë kthehet në DOKUFEST me grupin In The Nursery. Rreth 300 të ftuar ndërkombëtarë do të jenë të pranishëm në këtë edicion të Dokufest.