Dokumentari fitojne te gjithe
Bordi i QKK aprovon unanimisht 2 projekte nga 3 te propozuara. Fitojne dokumentaret kushtuar Skenderbeut dhe eksodit masiv me 1991. Dy anetare argumentojne vendimin
Keshilli Miratues i Projekteve te Filmit Artistik dhe Dokumentar i mbledhur dje ne Qendren Kombetare te Kinematografise u duk se e pati te lehte te zgjedhe. Miratoi 2 nga 3 projektet e paraqitura ne konkursin per film dokumentar.
QKK kishte shpallur ne javen e pare te dhjetorit thirrjen per te paraqitur projekte me tematike te percaktuar per heroin kombetar Skenderbe Vellezerit Manaki dhe eksodin masiv te shqiptareve ne vitin 1991 ne 20-vjetorin e renies se diktatures.
Deri me 10 janar ishin dorezuar ne QKK tri projekte Skenderbeu me skenar dhe regji te Vladimir Priftit Udhezime per kapercimin e detit skenar te Roland Sejkos dhe Blendi Fevziut regji te Sejkos Vellezerit Manaqi me skenar dhe regji te Ylli Pepos.
Bordi mizartoi njezeri dy projekte projektin e Vladimir Priftit qe do te mbeshtetet financiarisht me vleren 2.510.000 leke dhe te Roland Sejkos qe mbeshtetet me vleren 2. 480.000 leke. Kurse Vellezerit Manaqi nuk u aprovua nga bordi me motivimin Regjisori e ka realizuar nje film dokumentar me te njejten teme dhe boceti i paraqitur per konkurrim nuk paraqet asgje te re.
Te pyetur nga Shekulli dy anetare te Bordit regjisori Esat Mysliu dhe poeti Agron Tufa argumentuan vendimin.
Te Skenderbeu Tufa vlereson gamen e gjere te materialeve te shfrytezuara per realizimin e ketij dokumentari. Na krijon nje ide te pergjithshme mbi gjenezen e heroit vendlindjen diskutimet rreth gjenezes dhe principates se Skenderbeut dhe ne pergjithesi ate vazhde te ndritshme te historise qe la figura e Skenderbeut brenda dhe jashte Shqiperie ne nje kontekst te shumefishte te lavdishem dhe tragjik njekohesisht ne historine e Shqiperise.
Pjesa e dyte merret me jehonen ose projektimin e mitit te Skenderbeut ne studimet historike kulturore kombetare. Si eshte marre dhe si eshte riperftuar dimensioni i rendesishem i figures se tij si nje mit dhe kult i perbashkimit te shqiptareve. Skenderbeu mitik Skenderbeu historik Skenderbeu i aktualizuar e gjithe ajo figure e cila nuk na leshon asnjehere nga te perjetuarit.
Esat Mysliu Figura e Skenderbeut eshte trajtuar ne disa kendveshtrime duke u bazuar ne historiane te cilet jane te afirmuar qe e kane studiuar dhe e studiojne epoken e Skenderbeut.
Ndersa projektin e Sejkos Mysliu e cmon per aktualitetin dhe mendon qe eshte ajo pjese e historise se kombit qe ka nevoje te ndertohet.
Udhezime per kapercimin e Detit u kualifikua si nje projekt qe i referohet disa ngjarjeve shume te rendesishme me renien e komunizmit dhe me kerkimet e fateve individuale te emigranteve jashte Shqiperise.
Filmi ka nje simbol dhe nje alegori qe nis me nje anije e cila drejtohet nje izolimi gjysmeshekullor drejt hapesirave te tabuizuara te Perendimit. Ne kete pikepamje pozitive eshte shfrytezimi i nje materiali super te begate me pamje filmike materiale arkivore te kombinuara me deshmite njerezore qe eshte shenje e nje epoke te tere pas daljes se nje izolimi diktatorial gjysmeshekullor.
shte historia jone me e afert ku bashke me traumen e madhe te kerkimit te fateve dhe te lirise na sjell edhe njehere kete periudhe teper te dhimbshme dhe delikate ne historine e Shqiperise komenton Agron Tufa projektin per eksodin.
Dy dokumentaret do te realizohen deri me 2012-en me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise.
Te parashikuara per dje vendimet per projektet e filmit artistik me metrazh te gjate u shtyne per ditet ne vazhdim pasi producentet te dorezojne ne Qendren Kombetare Kinematografike montazhin e plote financiar.