E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hola Caballero

Hola caballero me foli me embelsi kamerierja. Ngurova nje cast. Isha une kavalieri
Asnjeri deri me sot nuk me kishte quajtur kavalier.


Nje vrundull gezimi mirenjohjeje dhe deshirash me mbuluan. Pra une mund te isha ai kavalieri qe kisha enderruar qe i vogel perplot aventura ne netet me hene ne rrugicat e bardha dhe te ngushta te Andaluzise ku nga ballkoni mund te futeshe pa shkalle.

Vetem ketu te therrisnin kavalier dhe jo Zotni Sir Monsieur Signore Gospoda.
Vetem ne Spanje me dhane kete titull ma dha nje Dylqinje e re kur u ula te pi kafe.
Kavalier eshte me siguri me lart se zoteri. Ajo fjale perfshin edhe kuptimin e zoterise por i shtohen edhe atribute te tjera si aventurier enderrimtar guximtar donzhuan besnik udhetar mesjetar. Te gjitha bashke e bejne nje titull te lakmuar.


Pastaj kavalier kerkon edhe kalin kalores me kale me hejbe dhe nje Sanco Pance nga pas. Do sulmoj mullinjte e eres jo ata te vjetrit por mullinjte e rinj te eres metalik qe prodhojne rryme elektrike maje kodrave.


Megjithese asnje nga keto nuk i pata titulli mu shqiptua me ze te larte dhe kesaj i besoj. Te ben te enderrosh me sy hapur Spanja
Titullin Kavalier ne Angli e jep Mbreteresha ketu ta jep cdo kameriere pa pasur nevoje te te mbeshtese majen e shpates mbi shpatull.
Tanime jam KAVALIER e nuk mund te ma heq kush.

Kam vene re se ashtu si sillet njeriu me objektet eshte dhe kultura e tij jetesore.
Ne Spanje kontakti me objektet e vjetra eshte prezent. Ne asnje vend tjeter europian nuk vleresohet aq shume poceria dhe qeramika sa atje.
Ruajtja e formes dhe planimetria e vjeter e baneses tregon per nivelin modern te civilizimit spanjoll. Prandaj linden aty artistet me te medhenj te shekullit XIX dhe XX.
Spanja diti te ruaje mire kete lidhje e vjetra me te rene.


Spanja nuk braktisi mendjelehtesisht trashegimine ajo vazhdon te jete e lidhur me te dhe vazhdon te jetoje sepse i pelqen e shijon e do.
Ky edhe eshte civilizimi i vertete modern. Ecja me kujdes pa shkelur mbi vlerat si kercimi Flamengo.


Sigurisht sepse behet fjale per vlera te verteta te thara mire ne diell rrezatuese fuqiplota. Tani ky qendrim ndaj trashegimise po i shperblehet. Trashegimia eshte motori i modernitetit spanjoll.
Civilizimet moderne europiane paten rruge te ndryshme
Francezet rifinituren
Anglezet distancen
Gjermanet disiplinen
Spanjollet rendesen


SPANJA


Gure si buke te pjekura
E buke si poema
Drure si xhuxhe
E deti oqean
Toke mikpritese
Si femra
Pas periodave
Heshtje misterioze
E shekujve punemedhenj
Mure te bardhe
Hije transparente
Qypat thesare
Dhe kur jane bosh
Dheu eshte aty
Dhe pjekja po ajo
Preka mendimin e pare
Spanja i sulet nje demi

- Do shkoj te thith ajrin e Malages - po i thosha Rozit shkrimtare nga Barcelona qe ishte edhe ajo e ftuar per nje muaj nga Fondacioni Valparaiso.
- fare ajri - me tha.


- Po ja - i shpjegova - me shume se muzete ajri ajri dhe toka deti e dallget rrugicat njerezit e thjeshte si ecin si takohen si flasin gjestet keto jane me rendesi. E kam ndjekur Picasson ne Paris ne Barcelone tani dua ta takoj edhe ne Malaga ku ka lindur.
Pasi u ktheva te nesermen duke ngrene darke Rozi me pyeti


- E thithe ajrin... je me afer e takove


- Po po tani e kuptoj me mire... pashe malet kodrat pllajat pyjet detin pashe edhe Muzeun Picasso por edhe si pihej kafeja qe ne mengjes si cel dita dhe si mbyllet vone edhe ne fund te shtatorit... kjo drite i ben piktoret cdo gje me pas vjen vet. Tani Picasson e kam me te qarte.
Edhe Lorka do jete ulur ne ndonje nga ato kafenete ne Malagen e vjeter ne rrugicat perballe Katedrales.
Ate qe ka pare Ai e pashe edhe une. Kjo me mjafton.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›