E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokumentari që kritikon Obamën, hit i madh në SHBA

Filmi dokumentar "2016: Obama's America", i cili e kritikon presidentin amerikan nga këndvështrimi konservator, është bërë një prej dokumentarëve më të suksesshëm politik i të gjitha kohëve, ndonëse premiera e tij u dha në Houston, e jo në Los Angeles apo në New York, shkruan agjencia amerikane e lajmeve AP.

"Obama’s America", film për rrënjët e bindjeve politike të Barck Obamës, megjithë kritikat negative dhe përzgjedhjen jokonvencionale të shfaqjes së premierave, është ngritur në vendin e shtatë të Box Offisce në SHBA, duke përfituar 6.5 milionë dollarë gjatë vikendit të parë të shfaqjes së tij.

Filmin e ka xhiruar Dinesh D’Souza, ish-pjesëtar i administratës së presidentit republikan Ronald Regan dhe autor i disa librave, nga të cilët më i njohuri është ai "The Roots Of Obama's Rage".

Pikëtirisht ky libër i ka shërbyer atij si bazë edhe për realizmin e dokumentarit të përmendur, ku pohon se bindjet e Obamas janë të rrënjosura në qëndrimet antikoloniale të babait të tij, profesor nga Kenia, i cili kryesisht ka abstenuar në jetën e presidentit Obama.

Autorët e filmit pohojnë se të hollat për këtë dokumentar politik nuk i kanë marrë nga Partia republikane e SHBA-së, por ekskluzivisht nga investitorë privatë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›