E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentet, si u pushkatua Lef Nosi, miku i Qemal Stafës

Lef Nosi kur ishte kryetar i kuvendit

Dokumente e fakte të panjohura nga jeta e atdhetarit të shquar

Rrethanat misterioze si u pushkatua miku i Qemal Stafës që ruajti kopjen e dokumentit të pavarësisë.

Dokumentin e Pavarësisë, pavarësisht mungesës së origjinalit, e kemi dhuratë nga Lef Nosi, studiuesi, intelektuali, politikani dhe atdhetari i shquar, që diktatura e vrau barbarisht fill pas mbarimit të luftës. Teksa kujton këtë konsideratë të studiuesit të njohur nga Kosova, Skënder Kosturi, njëri nga nipërit e Lef Nosit, zbardh historinë e panjohur për mënyrën si është ruajtur kopja e dokumentit të  Pavarësisë së Shqipërisë. “Ka qenë 25-vjetori i Pavarësisë, kur dajë Lefi, për të bërë të pamundur falsifikimin dhe manipulimin e dokumentit, e fotografoi dhe e shtypi në qindra kopje, duke ua dhuruar së pari familjarëve të nënshkrueseve.
Falë këtij kontributi, jo vetëm u bë e mundur ruajtja e tij, i vetmi që kemi nga akti i Pavarësisë, por u shmangën e dështuan përpjekjet e sundimtarëve të ndryshëm për të shtuar si nënshkrues të afërm të tyre”. Në dorëshkrimet e nipit tjetër, të ndjerit dhe të mirënjohurit Stiliano Nosi, zbulohet se kur Lef Nosi ishte në Tiranë si regjent, i ka kërkuar t’i çojë me shoqëruesin e tij dokumentin e Pavarësisë që e ruante në shtëpinë e tij në Elbasan. Sakaq, sipas kujtimeve të mbesës, Adelinës (e cila ka ndërruar jetë) dhe nipit, Vasilit, Lef Nosi gjërat më të vyera  i depozitoi në Bankën e Shqipërisë dhe çelësin ia besoi mikut të ngushtë, Aleksandër Xhuvanit. Familjarët e të afërmit e Lef Nosit, duke përkujtuar faktin që ai ka qenë ministri i parë i Postë-Telegrafëve në qeverinë e Ismail Qemalit, saktësojnë rolin e tij si themeluesi i Filetelisë së shtetit shqiptar. Sipas tyre, në drejtimin e Nosit, qeveria e Vlorës nxori gjashtë emisione pullash, ku më interesanti ishte ai i pullave të vulosura me shqiponjën dykrenore dhe shkrimin “Shqipënia”. (Pulla me vlerë 50 piastër, nga e cila janë emetuar vetëm 16 copë, është shitur në ankandin Chrystone të pullave të rralla 26 000 euro në vitin 2008.) Nga kujtimet e të afërmve dhe miqve mësohet se Lef Nosi i ka dhuruar British Muzeumit 65 ekzemplarë të këtyre pullave, me qëllim për ta ruajtur si etalon në këtë institucion prestigjioz dhe për të shmangur falsifikimin e tyre. Po kështu, pulla dhe reperte arkeologjike shqiptare Lef Nosi i ka dhuruar nëpërmjet mikes së tij, Margaret Hazllëk, universitetit të Aberdinit në Skoci për t’i ekspozuar në muzeun e tij prestigjioz.
Pak radhë për jetëshkrimin
Kontributet e para të Lef Nosit në veprimtarinë atdhetare, politike dhe shoqërore datojnë në fundin e shekullit të XIX. Në vitin 1909 ai themeloi shoqërinë “Afërdita”. Në 1910 botoi të parën gazetë të qytetit të Elbasanit, “Tomorri “. Kontribuoi energjikisht për mbarëvajtjen  e Kongresit të Elbasanit dhe hapjen e Shkollës Normale. Pikërisht në këtë kohë u bë i njohur për shkrimet e spikatura dhe artikujt e përkthyer nga shtypi europian, ku fokusoheshin çështjet e aktualitetit dhe interesat kombëtare shqiptare. Dy artikuj të përkthyer nga shtypi europian bëhen shkak që turqit e rinj

Skënder Kosturi dhe Marko Vashem në Izrael

ta arrestonin dhe t’i jepnin dënimin kapital. Ndërhyrjet e patriotëve dhe opinionit ndërkombëtar bënë që dënimi të kthehej me internim në Bursë të Turqisë. Më 28 nëntor 1912, firmos Aktin e Pavarësisë dhe emërohet ministër i Postë-Telegrafave. Bën pjesë në delegacionet e qeverisë së Vlorës në Konferencën e Paqes për kufijtë e Shqipërisë, si dhe në delegacionet e pritjes së Princ Vidit. Më 1919 merr pjesë në Kongresin e Durrësit. I ndodhur jashtë vendit përshëndet me telegram Kongresin e Lushnjës. Si mik i Fan Nolit tërhiqet nga jeta politike dhe i kushtohet studimeve gjuhësore, historike, etnografike, albanologjike, si dhe fushave të filatelisë, numizmatikës e mbledhjes së shprehjeve e fjalëve të urta, dokumenteve e librave të rrallë me vlerë për historinë e popullit tonë.
Vitet e luftës
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Nosi ishte kryetar i lëvizjes anti-komuniste Balli Kombëtar. Në vitin 1943 u bë kryetar i Kuvendit shqiptar dhe anëtar i Këshillit të Shtetit gjatë  pushtimit nazist. Nga bashkëkohësit thuhet se Lef Nosi kishte bibliotekën e dytë të Shqipërisë, pas bibliotekës së Mid’hat bej Frashërit (1880-1949), një figure tjetër e qëndresës anti-komuniste. Me pushtimin fashist, Nosi u internua në Itali, ku nuk e ndërpreu aktivitetin e tij në dobi të vendit. Më 14 shtator 1943 mori pjesë në Asamblenë Kushtetuese që e shkëputi Shqipërinë nga Italia dhe e shpalli shtet të pavarur. Aty u zgjodh Anëtar i Regjencës. Në ditët e para të çlirimit, regjimi komunist kërkoi ta vërë në pranga. Në përpjekje për t’i shpëtuar goditjes barbare kaloi në jetë ilegale në Veri të vendit, e më vonë në Elbasan e Tiranë. Më 8 gusht 1945 u arrestua dhe u dënua me vdekje në gjyqin e zhvilluar në shkurt 1946. U pushkatua më 20 shkurt 1946 së bashku me Patër Anton Harapin dhe Maliq Bushatin. “Të afërm dhe miq, thotë Skënderi, kanë pyetur veten se çfarë e shtyu Lef Nosin te rimerrej me politikë në moshën 70-vjeçare, dhe aq më tepër kur fati i Luftës së Dytë Botërore ishte vendosur. Përgjigjen e jep biseda që kishte bërë me Lefin miku i tij, Afëz Musa Basha. Lefi i kishte dhënë këtë përgjigje: “Çunat janë të rinj, serbi jua ka me hile”. Siç duket, një nga arsyet më madhore është fati i Kosovës.
Letërkëmbimi me Qemal Stafën
Familjarët e të njohurit e Lef Nosit kujtojnë një fakt të panjohur: Letërkëmbimin e tij me Qemal Stafën. Nga ky letërkëmbim ata ruajnë vetëm një letër që Qemal Stafa, student në Firence, i drejton Lef Nosit në kohën kur ky i fundit ishte i internuar në Itali. Letra, e cila ruhet nga Skënderi, datohet më 15 mars 1941. Letra fillon: “I nderuari Lef Nosi. Së pari dëshiroj t’ju tregoj gëzimin shpirtnuer që më ka shkaktuem njoftja e juej, gëzim qi jam i sigurtë nuk do ta konsideroni si shfaqjen e një konvenience të zakones, por si një realitet… Letra përfundon: “Pëherë në dispozicion të juej përsa të ju nevojitet. Ju lutem të pranoni shprehjen e nderimit më të thellë. Qemal Stafa, Via Nicolini, 5 Casellai.
Arkitekti i bibliotekës “Qemal Baholli”
Bërthama e fondit të albanologjisë dhe ballkanologjisë në bibliotekën publike “Qemal Baholli” në Elbasan mban vulën personale të Lef Nosit. Myrvet Dhono, specialiste e fushës së albanologjisë, thotë se: “Lef Nosi ka dhënë një kontribut shumë të madh në bibliotekën “Qemal Baholli” të qytetit, që në themelimin e saj, duke qenë edhe në këshillin shkencor

Margaret Hasluck, mikja e Lef Nosit

të bibliotekës së asaj kohe. Si njohës mjaft i mirë i disa gjuhëve të huaja dhe studiues i vlerave dh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›