E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet me motor, vdes shqiptari 33 vjeç

SANREMO- Një shqiptar, 33 vjecar ka humbur jetën në një aksident në Sanremo të Italisë.

Sipas mediave italiane, viktimë ka mbetur shtetasi Rrapo Hoxhaj, ndërkohë që aksidenti ka ndodhur në  oret e para te mengjesit ne Sanremo, vetëm pak larg nga Morgana.

Ai udhëtonte me një motor “Honda Cbr 1000″ dhe dyshohet se ka humbur drejtimin e mjetit, duke u përplas më pas përtokë.

Mjekët kanë bërë me dije se ai ka përplasur kokën dhe goditja e marrë ka qenë shumë e fortë sa i ka shkaktuar vdekjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›