E Martë, 3 Nëntor 2026

Doli në përgjimet e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO lë në qeli ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën për liri të ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu.

Ish-gjyqtarja, që qëndron në qeli prej nëntorit 2024 kërkoi zbutje të masës “arrest në burg” për arsye shëndetësore.

Fetah u izolua në qeli pas dyshimeve për “korrupsion” dhe favorizim të anëtarëve të një organizate kriminale të drejtuar nga Suel Çela.

Në përgjimet e siguruara nga SPAK, rezultonte se Fetahu dhe vajza e saj mbanin lidhje me grupin kriminal të Suel Çelës, të cilëve u kishin bërë edhe favore në këmbim të parave e dhuratave.

Masa “arrest në burg” ndaj saj u dha në një kohë që ish-gjyqtarja vuante një masë tjetër “arrest në shtëpi” për llogari të hetimit të SPAK ndaj vëllezërve Çopja.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›