E Martë, 3 Nëntor 2026

Shqipëria 16 vite në NATO, reagojnë Begaj e Hasani: Kemi dëshmuar se jemi një anëtar i denjë

Shqipëria ditën e sotme shënon 16 vite nga anëtarësimi në NATO. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti me një mesazh në rrjetet sociale anëtarësimit e Shqipërisë në NATO.

Presidenti Begaj shprehet se në këto 16 vite Shqipëria ka treguar se është një anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. 

“16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16-vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO. Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të  patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare”, u shpreh Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

Gjithashtu një reagim e ka pasur edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i cili shprehet se këto 16 vite janë një rrugëtim që reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin e vendit.

“16 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Një rrugëtim që reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin. Krenarë që gjendemi pranë aleatëve tanë për një të ardhme me të sigurt”, shkruan Hasani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›