E Diel, 1 Nëntor 2026

Doli nga SPAK pas shtatë orësh, Behgjet Pacolli: Kam bërë një kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth shtatë orësh.

Ai ka deklaruar se ka bërë një kallëzim penal për atë që i cilësoi si padrejtësi lidhur me Aeroportin e Vlorës.

“Unë vetëm kam bërë një denoncim penal për padrejtësitë që janë bërë deri më tani për Aeroportin e Vlorës”, u shpreh Pacolli për mediat pas daljes nga SPAK.

Biznesmeni ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm për t’u pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni, në kuadër të hetimeve që po kryhen për çështjen e Aeroportit të Vlorës.

Më herët, Pacolli, përmes kompanisë së tij Mabco Construction, ka depozituar një kallëzim lidhur me pengesat, përplasjet ligjore dhe ndërhyrjet administrative që lidhen me aksionet dhe pronësinë e shoqërisë “Vlora International Airport” (VIA).

Muajt e fundit, projekti i Aeroportit të Vlorës është përfshirë në një konflikt ligjor dhe administrativ për aksionet dhe menaxhimin e tij. Pacolli ka pretenduar për ndërhyrje të paligjshme në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), si dhe për përplasje me aksionarët e tjerë të shoqërisë.

Behgjet Pacolli spak (3)

Behgjet Pacolli spak (2)

Behgjet Pacolli spak (5)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›