Doli për peshkim në lumin Vjosa dhe u zhduk, 63-vjeçari nga Berati dyshohet se është mbytur, vuante nga zemra

Prej dy ditësh 63- vjecari Ëngjëll Kanani, rezulton i zhdukur dhe dyshohet se është mbytur në ujrat e lumit Vjosë.
Kallëzimi në polici është bërë nga shoku i tij 64- vjecar, të dy banues në Berat.
Sipas banorit të fshatit Kashisht, Aleksandër Rakipi, dy peshkatarët vinin pothuajse çdo ditë në zonë për të peshkuar me grep.
Ditën e ngjarjes ata janë parë duke peshkuar në vende të ndryshme dhe kishin lënë një vend takimi rreth orës 14:30.
Sipas Rakipit, 63-vjecari i humbur vuante nga zemra dhe dyshohet se mund të ketë rënë në ujrat e lumit Vjosë.
“Ky lumë të mbyt në çdo kohë”, thotë ai.
Rakipi theksoi se ka patur kontrolle té vazhdueshme nga policia e cila ka krehur të gjithë zonën.
Ndërkohë kërkimet për gjetjen e 63- vjecarit vijojnë në bashkëpunim me palombarët e Reneas./vizionplus.tv