E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollapi Asnje falje per debitoret

Kalimi i administrimit të sistemit të shpërndarjes së energjisë nga çekët tek shteti shqiptar nuk do të krijojë asnjë hapësirë për faljen e faturave të papaguara të energjisë elektrike.

Në një intervistë për emisionin “Wake Up” në Top Channel, administratori i ri i “Cez Shpërndarje”, Sahit Dollapi tha se nuk do të ketë falje për qytetarët apo bizneset që janë debitorë ndaj kompanisë.

“Nuk ka të drejtë dhe autoritet asnjë person dhe asnjë institucion që të flaë faturat e energjisë. Pra, nuk do të ketë falje të detyrimeve”, deklaroi Dollapi.

Ndërsa në prezantimin e drejtorit të “CEZ Shpërndarje” për Tiranën, zoti EnergjiaFMN, kritika Tiranës Çekët nuk tregojnë financat CEZ dhe statusi kandidat Sulejman Lami, administratori i sistemit të shpërndarjes tha se nga ana tjetër nuk do të tolerohet asnjë rast i keqtrajtimit të qytetarëve.

“Askush nuk do faturohet në mënyrë abuzive, por askush nuk do marrë energji nëse nuk paguan qindarkë për qindarkë faturën e saktë që i është dërguar”, tha Lami.

Zoti Dollapi premtoi rikthimin e energjisë elektrike në të gjitha zonat problematike të vendit brenda nje afati kohor prej 2 muajsh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›