E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollapi CEZ doli nga kriza

Pesë muaj pas kalimit të sistemit të shpërndarjes së energjisë në administrim shtetëror, administratori i CEZ Shpërndarje Sahit Dollapi thotë se kompania ka arritur të likuidojë 181 milionë dollarë nga borxhet e trashëguara nga koha kur administrohej nga cekët.

"Kompania deri tani ka likuiduar 181 milionë dollare. Likuidimet janë: KESH 60 milionë dollarë, OST 20 milionë dollarë, energji e importit e prapambetur dhe e re rreth 30 milionë dollarë", tha Dollapi. Duke iu referuar 11 kompanive që mblidhnin debitë e CEZ Shpërndarje në këmbim të përfitimeve nga 23 në 54 për qind të shumës së akumuluar, e që në total llogaritet në 12 milionë dollarë, administratori i CEZ thotë se këto marrëveshje janë ndërprerë. Duke iu referuar kërkesës së ERE për importin e energjisë, administratori i CEZ Shpërndarje sqaroi se gjatë muajve prill, maj, qershor nuk është importuar për shkak se KESH kishte mbiprodhim si pasoje e prurjeve te medha në kaskadën e Drinit. Importi i energjisë sipas zotit Dollapi pritet të nisë në muajin gusht, shtator. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›