Rama Te ndalen ndertimet pa leje ne bregdet

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i ardhshëm Edi Rama ka mbledhur kryetarët e bashkive dhe deputetët socialistë të zonave bregdetare për të diskutuar mbi problematikën e ndërtimeve pa leje përgjatë gjithë bregdetit.
Rama tha se është vënë re një valë e re ndërtimesh pa leje në bregdet dhe se shkalla e abuzimit me pronën publike në këto zona është rritur duke përfituar nga tranzicioni i pushtetit. Kreu i socialistëve shtoi se ka shumë ankesa nga ana e qytetarëve dhe se është i nevojshëm një koordinim dhe bashkëpunim më i ngushtë mes pushtetit vendor dhe atij qendror për t’u përballur me këtë problematikë. “Ka shumë ndërtime pa leje që kanë pësuar zhvillime të mëdha për shkak të moskoordinimit të pushtetit vendor dhe autoriteteve qendrore. Por nuk kemi asnjë justifikim për sehir tashmë. Duhet të veprojmë me shpejtësi dhe forcë për të hedhur përtokë të gjitha ndërtimet që janë në zhvillim e sipër dhe për të ndalur këtë dallgë të madhe ilegaliteti që dëmton pronat private dhe ato publike. Këto janë cështje për t’u diskutuar, këto janë pikat më të nxehta”, tha Rama. Deputetja socialiste e qarkut të Lezhës, Mimi Kodheli përpos problematikës së ndërtimeve pa leje tha se duhet një rregullim edhe për aktivitetin e peshkimit nëpër zonat bregdetare. Ndërsa deputetja e qarkut të Vlorës, Valentina Leskaj u ndal tek problematika e furnizimit me ujë të pijshëm të zonave bregdetare dhe nevojën e ndërmarrjes së një aksioni së bashki me organizatat joqeveritare për pastrimin e plazheve. Vlorë, shkatërrohen ndërtimet pa leje Me urdhër të kryebashkiakut të Vlores ka nisur shkatërrimi i 140 ndërtimeve pa leje në zonen e Jonufrës në bregdetin e Vlorës. Keto jane ndertime te vendosura deri ne 2 kilometra larg vijes ujore siper rruges nacionale. Bashkiaket thone se aksioni eshte pjese e premtimit per pastrimin e vijës bregdetare nga ndërtimet pa leje. "Aksioni i parë është bërë në zonën e plazhit të vjetër në pyllin e Sodës për parandalimin e të gjitha ndërtimeve pa leje. Ky është aksioni i dytë, i cili është për zonën e vijës bregdetare nga Kalaja deri tek vija e verdhë që ndan Vlorën me Orikumin. Janë 140 objektet që do të prishen të gjitha. Ndërkohë po bëhet gati i gjithë dokumentacioni për aksionin e tretë", thotë Ardian Musta, nënkryetari i Bashkisë. Ne nje faze te trete shume shpejt do nise nderhyrja edhe ne pjesen poshte rruges dhe ndaj moleve te ndertuara ne det. "Në vijën bregdetare janë identifikuar rreth 70 objektet, ndërkohë përfshihet një sasi e madhe e moleve", tha Musta. Aksionet per prishjen e ndertimeve pa leje nisen para zgjedhjeve te pergjitshme dhe do te vijojne deri ne pastrimin e plote te zones bregdetare. / Top Channel