Dollapi shkarkoi 420 punonjës
Protesta
Punonjës të shkarkuar nga CEZ protestuan kundër qindra largimeve nga puna, që siç shprehen ata, janë kryer në mënyrë të paligjshme pasi kompania u mor në administrim nga shteti. Ish-punonjësit thonë se deri më tani janë larguar nga puna 420 vetë në të gjithë vendin, shifër që po rritet dita-ditës, me justifikimin e ristrukturimit të stafit. Ndërsa për rreth 900 punonjës të tjerë ka pasur ulje në detyrë dhe përgjysmim të pagës. Punonjësit e larguar nga CEZ paralajmërojnë protesta të tjera çdo të martë, të mbështetur edhe nga shoqëria civile, deklaroi dje Uran Shtylla, ish-punonjës i CEZ-it.
Dollapi shkarkoi 420 punonjës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email