Hetimet, CEZ hakera të shtonin kilovatët për të vjedhur konsumatorët
Akuzat e qytetarëve të shumtë për mbifaturimet kanë bërë që Prokuroria e Tiranës të ndërmarrë hetime dhe të arrijë në përfundimin se CEZ ka vjedhur rreth 15 mijë konsumatorë.
Ka dyshime se disa punonjës të kompanisë kontrollonin me pajisje të veçanta matësit e energjisë dhe shtonin në mënyrë fiktive kilovatët e energjisë së konsumatorëve, bën me dije Shqip.
Sipas prokurorisë, punonjës të specializuar në sektorin e informatikës dhe elektronikës manipulonin të dhënat në sistemin e sahatit të dritave në orët e natës.
Çekët, thuhet në hetimet e prokurorisë, kishin punësuar disa hakerë, që futeshin në sistemin kompjuterik dhe shtonin kilovatët./b.l