Dollari amerikan dhe euroja humbin terren ndaj lekut

TIRANË, 27 shtator /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas të premten, monedha e gjelbër amerikane dhe euroja humbën terren ndaj lekut, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 88.63 lekë ose 0.08 lekë më pak. Euroja zbriti në kuotën e 98.84 lekëve, 0.07 lekë më pak se ditën e enjte. Monedha britanike forcoi pozitat në raport me lekun me 0.09 lekë dhe këmbehet me 118.60 lekë. Ndërsa franga u ngjit me 0.36 lekë në kuotën e 104.96 lekëve.| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 88.63 | -0.08 | |
| Euro | EUR | 98.84 | -0.07 | |
| Poundi Britanik | GBP | 118.60 | +0.09 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 104.96 | +0.36 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 61.84 | +0.62 | |
| Dollari Australian | AUD | 61.04 | +0.12 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 65.76 | -0.11 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.75 | +0.01 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.40 | +0.02 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.26 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 119.97 | -0.15 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 236088.16 | -591.89 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2816.66 | -43.50 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.64 | 0.00 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.68 | +0.02 | |
| Lira Turke | TRY | 2.59 | -0.01 | |