E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dollari amerikan dhe euroja vijojnë të humbin pikë në këmbim me lekun

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën dollari amerikan dhe euroja, vijuan të humbin pikë në raport me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane zbriti me 0.38 lekë dhe këmbehet me 88.25 lekë, ndërsa euroja këmbehet me 98.77 lekë, ose 0.07 lekë më pak.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u dobësua me 0.26 lekë duke u kuotuar në vlerën 118.34 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 104.76 lekë, ose 0.20 lekë më pak se në fundjavë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 88.25 -0.38
Euro EUR 98.77 -0.07
Poundi Britanik GBP 118.34 -0.26
Franga Zvicerane CHF 104.76 -0.20
Jeni Japonez (100) JPY 61.91 +0.07
Dollari Australian AUD 61.13 +0.09
Dollari Kanadez CAD 65.31 -0.45
Korona Suedeze SEK 8.75 0.00
Korona Norvegjeze NOK 8.40 0.00
Korona Daneze DKK 13.25 -0.01
SDR SDR 119.58 -0.39
Ari(OZ 1) XAU 233961.78 -2,126.38
Argjend(OZ 1) XAG 2776.90 -39.76
Juani Kinez (onshore) CNY 12.59 -0.05
Juani Kinez (offshore) CNH 12.62 -0.06
Lira Turke TRY 2.58 -0.01

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›