Dollari forcohet, euroja humb pikë në këmbim me lekun

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Dollari amerikan ka shënuar të premten një rritje të lehtë në kursin e këmbimit kundrejt lekut, ndërsa euroja ka humbur pikë në tregun valutor vendas, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u forcua me 0,24 lekë, duke u këmbyer sot me 85,45 lekë. Në të kundërt, euroja (EUR) ka pësuar një rënie prej 0,03 lekësh, duke u këmbyer me 97,44 lekë.
Rënie më të theksuar ka pësuar poundi britanik (GBP), i cili humbi 0,39 lekë dhe u këmbye me 112,34 lekë. Edhe franga zvicerane (CHF) dhe jeni japonez (JPY) shënuan ulje të lehta në vlerë, respektivisht me 0,04 lekë dhe 0,06 lekë, krahasuar me ditën e enjte.
Në tregun e metaleve të çmuara, ari ka humbur 333,11 lekë për ons, duke u këmbyer me 281.434,21 lekë, ndërsa argjendi ka zbritur me 22,91 lekë, në vlerën 3116,20 lekë për ons.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollari amerikan | USD | 85.45 | +0.24 | |
| Euroja | EUR | 97.44 | -0.03 | |
| Poundi Britanik | GBP | 112.34 | -0.39 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 104.74 | -0.04 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 56.80 | -0.06 | |
| Dollari Australian | AUD | 54.85 | -0.09 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 61.59 | +0.05 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.70 | -0.03 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.25 | -0.01 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.06 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 115.78 | -0.22 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 281434.21 | -333.11 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 3116.20 | -22.91 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.85 | +0.01 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.84 | +0.02 | |
| Lira Turke | TRY | 2.11 | +0.01 | |
/r.e//a.f/