E Diel, 1 Nëntor 2026

Dollari një tjetër javë humbje ndaj Euros

11 korrik – Dollari arriti nivelin më të ulët të një jave ndaj euros pas lajmeve se besimi konsumator në SHBA ka rënë në nivelin më të ulët të 28 viteve të fundit. Kjo mund të jetë një arsye që FED (Banka Qendrore Amerikane) të rrisë normën bazë të interesit këtë vit.

Monedha amerikane është këmbyer edhe në nivelin më të ulët të 25 viteve ndaj dollarit australian pasi Sekretari i Thesarit Henry Paulson tha dje se tregjet financiare duhan ‘shumë kohë’ të stabilizohen.

Megjithatë rënia e dollarit ka qenë e limituar pasi qeveria amerikane tha se nuk do të lejojë falimentimin e dy kreditorëve më të mëdhenj në SHBA, Fannie Mae dhe Freddie Mac.

“Nervoziteti në sektorin financiar kanë shkaktuar destabilitetin e dollarit” – tha Jeremy Stretch, shef këmbimi në Londër në Radobank International, banka më e madhe në Gjermani.

Dollari është tregtuar në nivelin 1.5795 ndaj euros nga 1.5788 që këmbehej ditën e djeshme.

Sipas Stretch në dy muajt e ardhshëm dollari mund të tregtohet në nivelin 1.54$ dhe 1.5850 ndaj euros.

Qeveria amerikane po diskuton mundësinë që humbjet e kompanvie Fannie dhe Freddie të mbulohen nga taksapaguesit.

Dollari ka rënë me 11% ndaj euros që prej datës 18 shtator të vitit të kaluar, kur FED filloi të reduktojë normën bazë të interesit të dollarit me synim shmangien e recesionit.

Rreziku për rritjen e inflacionit është rritur – tha presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Jean Claude Trichet në datën 9 korrik. Kjo gjë ndoqi rritjen e kostots së huamarrjes në nivelin 4.25%.

Norma bazë e interesit të Japonisë është më e ulëta në vendet e zhvilluara prej 0.5%.

“Yeni është i dobët për shkak të nivelit shumë të ulët të interesit bazë” – tha Tokichi Ito, menaxher gjeneral për këmbimin në Tokyo. “Paratë fluturojnë drejt euros pasi norma e interesit është më e mirë” .

yeni pritet të bjerë sot në nivelin më të ulët të kohëve në 170 për euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›