E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doloreza: Erionin e vlerësoj, nuk e dashuroj

 Me profesion është arkitekte, por ndërmori një aventura që nuk ja kishte menduar fundin. Aplikoj dhe u pranua në reality shoun Big Brother. Një javë më parë ajo doli nga shtëpia dhe la pas grindjet me Klaudian dhe vlerësimin për Erionin. Sot na tregon për këtë aventurë të sajën dhe faktin nëse bëri mirë apo keq

 

Çfarë ju shtyu të merrnit pjesë në një reality shou si Big Brother?

Isha në një moment të jetës time që duhet të bëja diçka ndryshe që të ndryshoja jetën time, dhe besoj se deri diku ja arrita.

Ju u bëtë pjesë e tij disa javë pasi ai kishte filluar, si ishte ta shihnit nga jashtë dhe të ishit pjesë e tij brenda?

Në radhë të parë ishte diçka që nuk e kisha planifikuar, në një moment dëshirova të jem pjesë e shtëpisë së Big Brother dhe aplikova. Fati im i keq ishte se nuk e kisha ndjekur shumë Big Brotherin, pasi kam qenë e angazhuar me punë, shikoja vetëm përmbledhjet ndonjëherë dhe mbas orës 11 e 30 e ndiqja pak. Por që gjithsesi ta shohësh nga jashtë është shumë ndryshe nga çfarë e jeton aty brenda.

A e përfaqësojnë shoqërinë shqiptare ato karaktere që janë aty brenda?

Besoj se përfaqësojnë një pjesë të saj, por nuk di te them nëse përfaqësojnë një pjesë të madhe apo të vogël.

Çfarë nuk shkonte te Klaudia që ju nuk shkonit mirë bashkë?

Fakti që me dukej pak e djallëzuar.

Çfarë nuk pëlqeje ne karakterin e saj?

Përveç se asaj që përmenda me sipër nuk më pëlqente që ishte disi e vrazhdë dhe shpesh herë humbte butësinë që ka karakteristik një femër.

Po të ishit jashtë do ishe shoqe me të?

Nuk e besoj.

Po për Erionin, çfarë mendimi ke?

Erioni me duket njëri i mirë, të paktën e vlerësoj shumë që më është gjendur pranë në atë moment kur unë kisha nevojë.

Duket sikur ti ke një lloj simpatie për Erionin është e vërtetë?

Thjesht e vlerësoj për xhestin e tij, kaq.

Çfarë pëlqen dhe çfarë nuk pëlqen tek ai?

Nuk arrita ta njoh aq shumë sa të them se çfarë më pëlqen apo jo por thjesht me duket njeri i mire.

Në Big Brother janë futur shumë djem që janë certifikuar për bukuri, cili nga ata ishte me i bukur sipas teje?

Elvisi, Meti, Ermali…do veçoja këtu pak me shumë Elvisin.

Po me i zgjuari?

Nuk di të them më i zgjuari, por që Edi më duket njeri me shumë bagazh.

Çfarë mendimi ke për Françeskën?

Françeska është një vajzë e bukur, por nuk është shumë e pjekur, kjo për vet faktin që është vetëm 18 vjeç.

Për çfarë i shërbeu një arkitekteje si ju eksperienca në Big Brother?

Thjeshte që tani me njohin me shumë njerëz.

Ju kishit lënë një të dashur jashtë, para se të hynit brenda?

Jo.

Nëse do ju pëlqente ndonjë nga djemtë aty, do të lidheshit ?

Kurrë mos thuaj kurrë, por që kur në mes është loja gjerat bëhen më të vështira.

A ka çifte reale dhe dashuri në Big Brother, pse?

Nuk besoj se ka çifte reale aty brenda,dhe këtë gjë e them duke u bazuar nga mënyra se si ata silleshin.

Tani që kjo eksperiencë mbarojë për ty, mendon se bërë mirë apo bëre keq?

Besoj se është një eksperiencë që ja vlen ta provosh, qoftë edhe për të provuar veten.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›