E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dom Gjergj Meta takon Papa Leonin XIV në Vatikan, e fton për vizitë në Shqipëri

Ipeshkvi i Dioqezës të Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, ka zhvilluar sot një takim me Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV, në Udiencën e Përgjithshme të së mërkurës, të zhvilluar në Vatikan.

Në një shënim në rrjetet sociale Dioqeza Rrëshen shkruan se, Imzot Gjergji në emër të ipeshkvijve dhe të Kishës Katolike në Shqipëri, e uroi Atin e Shenjtë për zgjedhjen e tij si Pasardhës i Pjetrit dhe e ftoi atë që të vijë në vendin tonë.

“Sot, më 28 maj 2025, ipeshkvi i Dioqezës sonë të Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, përshëndeti Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV, në Udiencën e Përgjithshme të së mërkurës. Imzot Gjergji i tregoi atij se të dielën e kaluar, së bashku me shqiptarët katolikë të Italisë, janë lutur për të në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Genazzano. Gjithashtu, në emër të ipeshkvijve dhe të Kishës Katolike në Shqipëri, e uroi Atin e Shenjtë për zgjedhjen e tij si Pasardhës i Pjetrit dhe e ftoi atë që të vijë në vendin tonë. Qoftë lëvduar Jezu Krishti.”-shkruhet nw mesazhin e publikuar nga Dioqeza e Rrëshenit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›