Dom Gjergj Meta uron kreun e ri të Kishës Katolike: Shpresojmë që shumë shpejt t’a shohim Papën Leoni në Shqipëri!

President i KISH-it, Dom Gjergj Meta uroi Papa Leonin XIV për zgjedhjen e tij në krye të Kishës Katolike.
Dom Gjergj Meta tha se Kardinalët sot i dhanë një Ipeshkëv Romës dhe një Bari Kishës Universale.
President i KISH-it shpreson që shumë shpejt Papa Leon XIV të vijë në Shqipëri.
“Në emër të Ipeshkvinjëve dhe të gjithë katolikëve në Shqipëri i uroj Papa Leonit XIV zgjedhjen e tij në krye të Kishës katolike. Kardinalët sot i dhanë një Ipeshkëv Romës dhe një Bari Kishës Universale. Ne e falenderojmë Zotin dhe i lutemi që Papa të ketë ndihmën dhe mbrotjen e Hyjit e të Zojës së Këshillit të mirë.
Katolikët shqiptarë kanë qenë gjithmonë besnikë ndaj Papës deri në martirizim. Edhe Papa Leonit XIV i ripërtërijmë besnikërinë dhe bindjen tonë si pasardhës i Pjetrit në krye të Kishës së Romës.
Jam i sigurt se të gjithë shqiptarët udhqejnë një afeksion të sinqertë ndaj Papës pavarësisht besimit të tyre. Shpresojmë që shumë shpejt ta shohim Papën Leoni në Shqipëri”, tha Dom Gjergj Meta.