E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domenika e zhgënjyer nga Seldi

23/02/10 00:04

Olta dhe Domenika diskutojnë për afrimin e Seldit me banoren e re, Enxhi. Domenika tregon se e ka biseduar këtë gjë edhe me Seldin dhe ai i kishte thënë se Enxhi i ishte afruar e para. Pas një ballafaqimi të tij me Enxhin, ishte kuptuar se Seldi kishte qënë i pari që ishte afruar me të dhe në sy të Domenikës ishtë shfajësuar duke i thënë se ishin vec provokime. Seldi i kishte thënë edhe se dëshironte të dinte opinionet jashtë dhe ndaj kishte qëndruar shumë me Enxhin, por Domenika mendon se disa minuta janë të mjaftueshme për ti marrë këto opinione dhe shton se deri më tani, i ka rënë më qafë kot vajzës në lidhje me Seldin. Domenika rrëfen se fillimisht është ndjerë xheloze edhe ndaj Oltës, por shton se fajin nuk e paska pasur ajo dhe justifikohet në sy të saj edhe për fjalët e thëna në dhomë të rrëfimit pikërisht për këtë arsye. Domenika vazhdon të flasë për sjelljen e Seldit ndaj saj dhe disa raste që ajo nuk e ka kuptuar sjelljen e tij, i cili nga ana e tij gjithnjë është justifikuar se i ka bërë për provokim. Ajo tregon se për hatër të tij ka bërë shumë ndryshime në lidhje me banorët e tjerë, kryesisht për djemtë, ndërsa Seldi ato që ia ka kërkuar asaj, për veten e vet nuk i ka ndryshuar. Krijova shumë besim tek ai- shprehet Domenika e menduar për këtë gjë. Të dyja vajzat sqarohen edhe për xhelozinë që Domi pati kundrejt Oltës dhe ajo shpjegohet se kishte parë disa momente kur ata kishin qëndruar shumë afër dhe ndaj i kishte imagjinuar gjërat. Olta i tregon se me Seldin kishte biseduar pikërisht për të, por nuk kanë patur biseda të tjera mes tyre. Ndërsa përsërisin bisedat për Enxhin, Olta e këshillon që herë tjetër, sqarimet duhet tia kërkojë personit në krahë dhe jo personit të tretë. Domenika shprehet se ndjehet shumë e lënduar nga sjellja e Seldit dhe thotë se nuk ka ndërmend që të sqarohet me të për këtë bisedë sepse më në fund gjeti pak qetësi me veten, por edhe sepse ai vecse do justifikohet për veprimet e bëra. Ajo falenderon sërsish Enxhin që i hapi sytë në lidhje me të. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›