Spektakël me shkollën "International Memorial"

Një shfaqje e veçantë është zhvilluar sot në shkollën "International school of Tirana". Vetëm në këtë shkollë mund të ndodhë që nxënësit e klasës së dytë të mbajnë në këmbë për 60 minuta një shfaqje e cila është zhvilluar tërësisht në gjuhën angleze. Nxënësit e kësaj shkolle në këtë shfaqe të zhvilluar nën kujdesin e veçantë të mësuesve, kanë shprehur talentet e tyre në zhanret si kënga, kërcimi dhe teatri, po ashtu nxënësit kanë luajtur pjesë të ndryshme muzikore. Një nga nxënësit e kësaj klase është edhe Yldoni i cili ka shprehur talentin e tij në muzikë duke kënduar sëbashku me shokët e tij këngë nga më të bukurat për fëmijë. Në këtë aktivitet kanë qenë të ftuar edhe prindër dhe mësues të cilat kanë ndarë me fëmijët suksesin e tyre. Në përfundim të festës për të gjithë nxënësit janë ndarë disa dëftesa vlerësimi.