Domethënia e marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas?

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e quajti një “dritë shprese” marrëveshjen midis Ukrainës dhe Rusisë për eksportin e pandërprerë të grurit, të nënshkruar më 22 korrik 2022. Marrëveshja, e cilësuar shpesh si “Iniciativa për Drithërat e Detit të Zi”, është zgjatur disa herë.Por Rusia pohon se nuk e ka ndërmend ta zgjasë atë më 17 korrik. E kjo do të kishte pasoja në mbarë botën.
Pse është e rëndësishme marrëveshja?
Ukraina është ndër prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë. Në fillim të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, shumë vende u kërcënuan nga uria. Sipas të dhënave të Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, drithërat ukrainase ushqejnë 400 milionë njerëz në botë. Ndërprerja e eksportit të do të dëmtonte më së shumti Afrikën dhe Lindjen e Mesme.