E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pse u besojmë lajmeve të rreme?

Ka vite që në internet qarkullojnë gjithnjë e më shumë lajme të rreme, fake news, për tema të ndryshme kontradiktore dhe emocionale: lufta e Ukrainës, virusi i Coronës ose çështjet gjinore. Mes tyre është e vështirë të dallosh lajmet e vërteta dhe ato të rreme.

Në fakt lajmet e rreme dhe faktet mund të dallohen, por me sa duket jo nga të gjithë. Ka përdorues interneti që i marrin për të vërteta informacionet e gabuara dhe lajmet e rreme më shpejt se sa të tjerët. Por me çfarë ka të bëjë kjo?

Shtrembërimet kognitive na pengojnë të shohim qartë

Një koncept që përdoret gjithnjë e më shumë në lidhje me këtë çështje është ajo që në anglisht quhet “cognitive bias” (shtrembërime kongnitive). Cognitive bias janë tendencat e gabuara në mënyrën e të menduarit të njeriut, tendenca prej të cilave njeriu nuk mund të shkëputet kollaj.

Kur u besojmë gabimisht lajmeve të rreme, fake news,rol të madh luajnë ndër të tjera pikëpamjet tona, botëkuptimi ynë, të cilat quhet në disa artikuj shkencorë quhen edhe “partisanship” ose “confirmation bias”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›