E Diel, 1 Nëntor 2026

Domi dhe Seldi, më afër njëri-tjetrit

01/04/10 20:26

Seldi dhe Domenika qëndrojnë shtrirë në dhomë duke u përqafuar e përkëdhelur. Kika dhe Tatiana vinë pranë tyre dhe Domi me Seldin u thonë se ata janë të sigurt që do ta mbajnë fëmijën, por Domi shton se ajo është skeptike për mendimin e mamasë së saj dhe të Seldit. Ky i fundit ndërhyn dhe thotë se ata presin mendimin e gjysheve dhe shpreson tu jepet mundësia që ti takojnë të shtunën. Domi thotë se ajo me Seldin kanë menduar që të heqin dorë nga loja dhe të ndjekin proçedurat e nevojshme për fëmijën jashtë. Kika përgjigjet se ato nuk duhet ta çojnë në mend këtë gjë pasi është ende herët dhe nuk do të ketë shqetësime. Ai shton se Domi duhet të mendojë për tre persona tani e tutje dhe motivi mes tyre do të jetë më i madh. Seldi dhe Kika e falenderojën për inkurajimin që po u jep pasi ata e kishin marrë me frikë. Kika përgjigjet se ai nuk ka dashur që ti ngacmojë pasi i ka parë të mërzitur dhe ka menduar se dëshironin të qëndronin në qetësinë e tyre.
Kika u tregon se kur shkonin me bashkëshorten për tu vizituar tek doktori, i dukej sikur të gjithë e shikonin pasi ata ishin tepër të rinj dhe në atë kohë ai kishte dhe flokët e gjata dhe dukej shumë modern. Ai shton se kur ka marrë për herë të parë fëmijën e tij në dorë, është ndjerë personi më i lumtur dhe i dukej sikur bota e tërë ishte e tija. Seldi puth Domenikën dhe i thotë që kur ajo qesh, atij i shtohet jeta. Kika shprehet se atij nuk i është dukur ndonjëherë më e lumtur se kaq Domi dhe ajo përgjigjet se akoma nuk e ka marrë veten nga kjo ndodhi dhe i duket gjë e çuditshme. Kika shton se në moshën e saj, ai ka patur dy fëmijë dhe ai ka vërejtur tek Domi dhe Seldi, se që dje nuk ndahen dhe janë lidhur më shumë me njëri-tjetrin.
Më tej ata ngelen vetëm dhe mendojnë se çfarë profesioni do ti japin fëmijës. Seldi thotë se do ta bëjnë artist dhe Domi shton se do ta bëjnë pianist ose këngëtar.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›