E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miri, i fundit që merr vesh lajmin

01/04/10 17:20

Banori i vetëm që nuk e ka marrë vesh se cfarë ka ndodhur mes Seldit dhe Domenikës, është Jetmiri. Ai shpesh ka shkuar tek Domenika dhe e ka pyetur se cfarë ka, por ajo nuk i ka kthyer përgjigje specifike, por gjithsesi ai i ka dhënë mbështetjen nëse mund të bëjë dicka për të, pavarësisht se Domenika e ka refuzuar me mirsjellje. Në bisedat me Erionin dhe Hakiun, Miri ka menduar se ajo mund të ketë ndonjë problem familjar, por edhe nga djemtë askush nuk i ka dhënë përgjigje, pasi nuk e kanë ditur as ata. Erioni e ka marrë vesh lajmin duke e nënkuptuar nga biseda me të tjerët dhe ata ia kanë pohuar, ndërsa Hakiu ka biseduar me të dy të rinjtë, protagonistë të kësaj ndodhie. Ndërsa qëndron me Hakiun dhe Tatianën, Miri shpreh sërish se nuk e di se cfarë ka ndodhur me Domenikën. Tatiana e këshillon që të flasë me Seldin, por Miri shprehet se ajo është dicka që i përket Domit, pasi zarfi ishte për të. Të dy banorët i tregojnë se zarfi kishte lidhje si me Domin dhe me Seldin dhe ndaj nëse e pyet Seldin, ai do mund tia tregojë, por Miri shprehet se përderisa nuk i kanë thënë gjë deri tani kur ai i ka pyetur shpesh herë, ndoshta nuk duan të hapen me të. Erioni vjen bashkohet me ta dhe pasi kupton se për cfarë flitet, shprehet se është vetëm një shaka. Miri nuk jep asnjë mendim se ende nuk e di cfarë ka ndodhur. Erioni fillon ti flasë rrotull e rrotull që ai ta kuptojë, por Miri nuk e kupton sërish. Ai shprehet se më e mira është se nuk ka të bëjë me sëmundje ose vdekje. Edhe Edi futet në bisedë duke e thënë troc se cfarë ka Domi. Miri nuk e beson dhe i bashkangjitet mendimit të Erionit se është gënjeshtër për 1 Prillin. Ai shprehet se i vjen keq vetëm se e mori vesh i fundit lajmin edhe pse u mundua të interesohej që në fillim për ta. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›