Dominik Stros Kan i kerkon nga gjykates se Nju Jorkut te mos shqyrtoje padine ndaj tij

Ish kreu i Fondit Monetar Nderkombetar Dominik Stros Kan i kerkoi gjykates se Nju Jorkut te mos e marre ne shqyrtim padine civile te ngritur nga pastruesja e hotelit qe e akuzon ate per sulm seksual.
Stros Kan pretendon se sipas ligjit nderkombetar ka patur imunitet ndaj ceshtjes kur ajo u ngri ne muajin gusht. Avokatet e tij thane se edhe pse Stros Kan dha doreheqjen nga FMN-ja pas arrestimit ne maj imuniteti i tij diplomatik mbeti i pacenuar ndersa ai ishte nen arrest shtepiak ne Nju Jork.
Akuzat e para per sulm seksual u hodhen poshte pasi prokuroret thane se viktima nuk gezonte kredibilitet.